Me hidherim ndajme lajmin se ka ndërruar jetë ekonomisti gjirokastrit Bashkim Shkurta.
Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për familjen, te afermit, miqte dhe te gjithe ata qe e njohen e punuan me te.
Bashkimi mbaroi me rezultate te larta fakultetin e ekonomise te Universitetit Shteteror te Tiranes dhe pas diplomimit sherbeu ekonomist dhe shef finance ne ndermarrje ekonomike ne Veri te vendit.
Me pas per vite me radhe pa u shkeputur nga profesioni i ekonomistit dhe me detyra me pergjegjesi deri shef finance, sa doli ne pension.
Ka punuar gjithashtu dhe ne seksionin e finances te aparatit te Komitetit Ekzekutiv te Rrethit, i vleresuar per profesionalizem dhe korrektesi ne detyre.
Per nje periudhe me te gjate punoi ne ndermarrjen e Ntanit dhe uzinen metalike ku gezonte respekt per punen dhe marredheniet me punonjesit dhe qytetaret.
Ka kontribuar edhe me shkrime ne shtypin lokal per analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat ekonomike në përgjithësi.
I paharruar kujtimi dhe puna e tij ne sherbim te komunitetit gjirokastrit e me gjere.
U prehte ne paqe shpirti i mire i njeriut te ndershem !
..