in

Koleksionisti Girando Koti hap ekspoziten e vecante ne Gjirokaster…

Diten e sotme ne vazhdim te aktiviteteve te “Javes se flamurit” ne Gjirokaster, eshte celur edhe nje ekspozite e vecante nga koleksionisti Girando Koti.

Me pare jemi njohur me fotografi te rralla te qytetit te Gjirokastres te koleksionuara prej tij por sot objekt i ekspozites kane qene kartëmonedhat shqiptare të emetuara ndër vite.

Ekspozita e çelur me mbështetjen e bashkisë së Gjirokastrës, titullohej “Kartëmonedha shqiptare në 100 vite” dhe përfshinte disa emisione të parasë shqiptare, të emetuara apo të përdorura prej vitit 1926 deri në ditët e sotme.

Koleksionisti Girando Koti pohon se, fondi i kartëmonedhave të ekspozuara i përket koleksionit të tij personal.

“Emisioni i parë i kartëmonedhave të publikuara në ekspozitë përfshin periudhën 1926-1939, për të vazhduar me kartëmonedhat e emetuara nga Banka e Shqipërisë apo të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore, vitet 1945-1990 ndërsa pjesë e emisionit të katërt janë kartëmonedhat e emetuara dhe që janë përdorur këto 30 vitet e fundit në vendin tonë. Historiku i kartëmonedhës shqiptare në 100 vite është pjesë e pandashme e historikut të shtetit shqiptar, fillimet e të cilit janë në qeverinë e Vlorës, të drejtuar nga Ismail Qemali. Çelja e kësaj ekspozite në 109-vjetorin e Pavarësisë është domethënëse”, shprehet koleksionisti Girando Koti./ATA

What do you think?

Written by admin

Gjirokastra nderon 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Atdheut !

Byreku tradicional i familjeve gjirokastrite me kungull te verdhe