in

Nje shapkat ndryshe! Me presh, qepe te njoma, spinaq. Me cfare tjeter e beni ju?

Me ardhjen e vjeshtes dhe nisjen e dimrit fillojme te konsumojme me teper lakrat duke qene se ne kete stine kane me shume prodhimtari. Pispili eshte nje gatim qe behet rendom ne familjet shqiptare. Ne e pergatitem dje me presh dhe jemi te hapur per mendimet tuaja se si e pergatisni ju ate.
Perberesit:

miell misri
qumesht
kripe, piper
presh
vaj ulliri
gjize

Pergatitja:

Ne nje tigan skuqim me vaj ulliri preshin te prere holle. Sa merr nje vale preshi hedhim gjizen, kripen, pak piper dhe i kaurdisim bashke. Ne fund dy gota me miell misri dhe nje gote me qumesht. Mbasi i bejme nje mase homogjene te tera i shtrojme ne nje tepsi te lyer me gjalpe dhe e pjekim ne furre ne temperature 180 grade per 30 minuta.
Ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

Byreku me qumesht ka nje sekret qe na e dergon mikesha e Gjirokastra Online

Poeti i njohur Ylli Musta me vellimin e ri poetik “Poezia ime ” qe te le pa gjume!