in

Poeti i njohur Ylli Musta me vellimin e ri poetik “Poezia ime ” qe te le pa gjume!

Gazetari dhe poeti Ylli Musta mbetet emer i njohur per opinionin letrar e me gjere.Me aktivitet shumevjecar ne publicistike, shfaqet ze i vecante, origjinal edhe ne fushen e poezise, me krijime qe di t`u flase bukur dhe mencurisht te gjithe brezave te lexuesve.

Poezine e ka nisur qe ne femijeri e me pas me vjersha te botuara ne shtypin lokal dhe ate qendror, ndersa pas viteve 90 krijimtarine e ka mbledhur ne dy vellime, njeri i botuar se fundmi me titull Poezia ime, me 120 poezi.

Ne kete vellim , ashtu si ne gazetari, poeti Ylli Musta ka raporte te drejta me jeten, me realitetin,eshte origjinal, vetvetja, pasqyron dhe zbulon te bukuren ne natyre dhe ne shpirtin njerezor, i vemendshem dhe gjurmues i detajeve, perkrahes dhe mbeshtetes i solidaritetit njerezor.

Ne vargje ai sjell te shkuaren e trasheguar me vlerat me pozitive, realitetin e sotem dhe dukurite ndaj te cilave mban edhe qendrim, shqetesimet si poet dhe qytetar me shpresen per nje te ardhme me te mire.

Nga vellimi poetik “ POEZIA IME “ vecuam disa krijime te cilat jane pjese e mozaikut te bukur te vjershave te cilat te gjitha lexohen me deshire e nga te cilat merr mesazhe humane e qyteteruese, kumte atdhetare e demokratike per te cilat ka aq shume nevoje shoqeria e sotme shqiptare.

Ju ftojme te njiheni me to e nderkohe ju kujtojme te nxitoni per ta patur ne duar kete vellim te ri qe te le pa gjume te poetit Ylli Musta!

KONFERENCAT E PAQES
Konferencat e paqes
Veç paqe nuk sollën,
Se luftën e radhës shihnin në ëndërr…
Kanë qeshur me kombet,
Janë tallur,
Kur paqen ringrinin
Si një mur të shtrembër…
Vendi im
Më shumë se nga luftrat
Nga konferencat e paqes është zvogëluar…
Prandaj e shtrëngoj
Si diamant në grusht
Që sa të mund
Nga sofrat e paqes ta ruaj…

DRITHËRIME
Isha djalosh kur u magjepsa pas një vajze,
Dhe tek e ndiqja
S’më soste ditë-nata…
Si varkëtar i çartur përmbi gjol
Që Hënën ndjek të kapë me lopata…

Ç’të ishte ajo vashë si aliene
Që dallëndyshe mbante nën strehët e qerpikut,
Shkreptimë që pak, sa pak që zgjati
Si verë e shkurtër e Arktikut…

…Sot jam i thinjur, burrë në moshë,
Por dot s’më ndahen të hershmet drithërime…
Thellë, në xhep të shpirtit prapë lëviz
Një dorë që rrëmon nëpër thërrime…

KUR BINTE KOSTANDINOPOJA
Qytetit po i shterej në rrethim historia,
Nga çdo pikë horizonti
Shihte Anadoll…
Drejt kryqëzimit ecte Kostandinopoja
Për t’u ringjallur pas vdekjes
Me emrin Stamboll.

Eh, ajo e fundit natë bizantine!
Mizoria, plaçkitja
Nuk lanë gur mbi gur,
Dhe atë pakëz hënë që i shpëtoi jataganit
Sulltan Mehmeti e vuri mbi flamur…

Qyteti dha shpirt me sytë nga Perëndimi…
Nga Papa dhe Evropa
Që s’luajtën as gishtin…
Që ende pa u gjetur trupi i perandorit
Nisën dhurata Për Sulltan antikrishtin…

MONUMENTI I HEROINAVE
– Në Gjirokastër, te monumenti i heroinave të popullit,
Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima-

Pashë një nënë ardhur nga larg
Me foshnjën në duar
Me ballin djersitur,
Ulur te monumenti i dy heroinave
Dhe gji mëkonte vogëlushin e mitur.

Qeshte vogëlushi me vështrimin e nënës
Me duart lart, sikur diç kërkonte…
Kurse gjoksi i heroinave, nga bajonetat zbuluar
Qumësht heroizmi pikonte…

MIKE Ç’M’U BËRE NË GJUMË
Mike ç’m’u bëre në gjumë
Sikur m’u mbyte në lumë
Prapa të rashë dhe unë
Nëpër valë, nëpër shkumë…
Kur u zgjova me ofshamë
Pashë që më flije pranë,
Mora frymë u çlirova
Po nga dora s’të lëshova…
Bëj të fle me frikë në zemër
Se s’më lë një palo ëndërr..
Është ankth që më holas
Se mos miken e humbas…
Ma merr bari dhe tërfili
Ma merr qyqja dhe bilbili
Ma merr bora nëpër kreshta
Ma gënjen prilli me vjersha…
Mike ç’duhemi kaq shumë
Saqë trëmbemi në gjumë?
Mbi shoshoqin zgjuar rrimë
Herë unë, herë tinë…

PESHKATARI I PERLAVE
Peshkatarët e perlave nuk rrojnë gjatë
I verbon kripa në ujërat e thella,
Dy sytë e zbardhur, verbuar përjetë
Ngjajnë për çudi me dy perla…

Peshkatari i verbër Si gur rri buzë detit,
Pa lëvizur mban vesh pëshpërimën e valës,
Prapa shpinës matanë, banesa e tij
Mbuluar me yje dhe gjethet e palmës…

Një jetë nxori perla nga fundi i detit
E një perlë dot gruas së tij nuk i dha…
Peshkatari i perlave, jetëshkurtër, sybardhë,
Vetëm medalionin e diellit i la…

…Ballo me maska në presidencë…
Nga perlat gjinjtë flakërojnë
Si aurora veriu…
Unë veten pyes gjithë drithërimë:
Janë perla këto
Apo sy njeriu?…

MJELËSJA
Porsi mjellmë krejt e bardhë
Shtrydhte lehtë sisën e lopës,
Pranë saj unë gazetari
Mblidhja piklat e kulloshtrës…

Fol’ e qesh, por befas heshtëm
Dhe pse mjelja kish mbaruar…
Vetëm dor’e saj mbi sisë
Lozte lehtë, pa kuptuar…

Një pikë qumësht bënte udhë
Nëpër llërën si dëborë
Dhe në çast kur do këputej
Ia prita mu në dorë…

E shtrëngoj dhe sot në grusht
Atë pikë që më magjepsi,
Atje fshehur ish Bing Bengu
Udh’ e Qumështit,
Universi…

What do you think?

Written by admin

Nje shapkat ndryshe! Me presh, qepe te njoma, spinaq. Me cfare tjeter e beni ju?

Trendafili i eger! Keto jane vetite e tij sheruese…