Para 90-tes ne godinat me te dukshme te Qafes se Pazarit ka patur vazhdimisht “ balloma” me reklama si tek “ balli”i Komitetit Ekzekutiv, ne krye dhe tre katet e hotel Turizmit, ne ballkonin e hotel Sopotit etj, te gjitha te zena me parrulla politike, me ” Rrofte ” e ” Fitore”.
Ne ambiente te tjera vendoseshin edhe reklama me tematike ushqimore, thirrje per moblilizim ne realizimin e detyrave ne raste festash e vecanerisht per vitin e ri.
Per reklama sherbente edhe muri i madh i xhamise se pazarit, sic tregohet edhe ne kete foto ku vec burrit me cigare ne goje dhe grave dropullite te ulura qe me siguri shesin dicka, mbi to jane dhe pllakata te medha me figura dhe tekst per veshje ne njesite tregtare te NTLAP-it sic quhej ne vitet 55 e larte ndermarrja tregtare shteterore.
Ne foto shohim dhe nje hamall te “ngarkuar”, me thes ne krah qe nuk jemi te sigurte se cfare eshte duke transportuar, tulla apo kuti me kepuce. Po kjo nuk na hyne shume ne sy veç keqardhjes qe ndiejme per mundimin dhe vuajtjen qe heq nese ka ngarkuar tulla.
Lexuesit tane te moshes se trete qe edhe nuk i ze gjumi, eshte rasti te vrasin kujtesen per te gjetur se cili nga hamejte e qytetit mund te jete ne kete foto. Kujtojme se hamejte edhe kur ishin larg e me kurriz, me fytyre te “mbuluar”, njiheshin edhe nga menyra e ecjes. Duket se secili kish nje menyre te vecante, ja si hamalli ne foto, hapin e hedh te rende, te qete e te menduar , ndryshe nga hapat e njerezve te “ lire”, si burri ne foto me cigare qe benin Pazar apo ngjitnin kalldremin ne lagjet e larta, rruges se Palortose dhe Varroshit.
Pra ju ftojme te ” lundroni” ne ato vite , te kaloni si ne film figurat e hamejve te qytetit e ndoshta midis tyre do te zbuloni me emer e mbiemer se cili hamall eshte ne foto.
Provoni se nata eshte e gjate e kur gjumi nuk te ze kalon edhe duke u kthyer pas ne kohe…