Kjo foto na shkruan nje nga ndjekeset e rregullta te rubrikes tone Kuzhina gjirokastrite me ke vene ne mendime.
Eshte shapkat apo qollopite ?
Nuk e di pse jam e pa sigurte, them edhe shapkat, edhe qollopte.
Une nuk eshte se jam ndonje amvise e vjeter ne moshe dhe ne gatim. Deshiren per te gatuar dhe per byreqe e kam te madhe se keto qe gatuhen ne Gjirokaster jane te tradites dhe shume te shijshme.
Une nuk jam gjirokastrite po banoj prej disa vitesh dhe, c`eshte e verteta, kam mesuar dhe jam perpjekur te realizoj receta tipike te qytetit, edhe byreqe te pergatise.
Tani ju lutem me ndihmoni:
Cfare eshte , shapkat apo qollopite?
Kush deshiron, per te me ndihmuar, te ndajme se bashku edhe receten e pergatitjes se tyre!