Peshk të furrës me hudhra
Pastronte peshkun e kriposte dhe e vinte radhe radhe ne tave.Pastaj pergatiste lenden ndihmese, sic shprehej . Mbi vajin e nxehte ,ne tigan, shtonte pak miell sa te skuqej dhe hidhte hudhra, domate te prera pa ci
pe ,i skuqte,shoqeruar dhe me pak uthull ,kripe, piper te zi e flete dafine, 2 deri 3 cope .Pas pergatitjes, me marrjen e vales, lengun se bashku me lendet ndihmese te tretura i hidhte ne taven me peshq. Ne furre taven e linte deri ne 20 minuta dhe, pasi e nxirrte , e sherbente ne racione me lengun e vet ,duke hedhur mbi te majdanoz te grire ose flete te gjalla/.
Peshk te furrës me qepë
Preferonte krap te cilin, pasi e pastronte, e ndante ne racione dhe e kriposte ,vecanerisht ne pjeset e brendshme.Qepen e priste ne rrathe, e hidhte ne vaj te nxehte , sa te shkrinte , pastaj hidhte thelpinje hudhrash te qeruara dhe domate te prera me cipe te hequr, shoqeruar me pak kripe e uthull, majdanoz te grire te thate ose gjethe te njome, disa flete dafine , i shtronte ne tave dhe i fuste ne furre ku i linte deri sa siperfaqia e lendes se pergatitur te merrte nje skuqje te lehte. Perpara se t i vendoste ne tave, racionet e peshkut i kalonte ne miell .Taven nga furra e hiqte kur mbi racionet e peshkut binte nje ngjyre e kuqeremte dhe lengu trashej . E sherbente ne pjata apo ne nje te vetme, pjatance .
Peshk me arra
Peshkun me arra nuk e pergatiste gjithmone, po me porosi. Ne fazen e pare ,pas kriposjes i hidhte pak piper dhe e kalonte ne miell dhe skuqje te lehte .E vendoste ne tave ,shtonte uje e pas marrjes se vales hidhte thelpinjte e arreve te shtypura .Peshkun e sperkaste me kete mas e pas saj e linte ne furre rreth 3o minuta .Ne racionet e peskut te ndara ne pjata ,ose ne nje pjatance te vetme, hidhte dhe pak arra te shtypura.
Kocë me domate dhe portokalle
Peshku me i preferuar i tij ishte koca. Eshte peshke qe te nderon ,thoshte mjeshteri i vjeter. Ate e piqte , e fergonte, e gatuante edhe gjelle, si ne receten qe po paraqesim, me domate e portokalle. Pasi e lante, kriposte dhe i hidhte pak piper , e hiqte menjane per te pergatitur nje mase me yndyre, vere, leng limoni e leng domate , hudhra te prera holle, kripe e piper shoqeruar me majdanoz te grire qe i perziente. Nje shtrese te kesaj mase te pergatitur e zbrazte ne tave dhe mbi te vendoste kocat, perseri kalonte mbi to sasi nga masa e pergatitur dhe vende vende fetat me domate e portokalle te prera ne forme rrethi , shoqeruar ne fund me masen e mbetur. Gjate pjekjes ne furre, qe e linte rreth 30 minuta, peshqit i pikonte me lengun e taves.