Tani ne Gjirokaster , ne Pazar ,ka vetem nje kepucar qe bene kepuce po me shume hedh balla e riparime te tjera. Ai eshte Arben Gjezo vite te shkuara edhe babai i tij kete zanat kishte dhe kete percolli tek Beni.
Si ka qene kepucaria dhe si eshte katandisur. Kete teme diskutuam me Benin , kujtuam qe me pare ishte industri dhe tani ne pak duar, me dy tre reparte te vogla private ne lagjen 18 shtatori. Jo se nuk ka zanatcinje por dhe ata qe kane qene ose jane larguar ne mergim ose bejne zanate te tjera. Eshte per te ardhur keq pse ndodhi kjo kur kepucaria ishte baze e mbajtjes se familjeve gjirokastrite ne kohen e Zogut dhe pasclirimit te vendit.Ja disa fakte:
Ndersa para vitit `44 ne qytetin e Gjirokastres ky sektor ishte jo i grupuar dhe me te merreshin individw te vecantw qe pwrgatitnin kwpuce, opinga, sandale etj. pas çlirimit u grumbulluan ne njw ndwrmarrje qe mori emrin Punetoria Ushtarake; 50 rrobaqepws dhe kepucare, bashkim qe ndodhi ne vitin 1948. Ketu pergatiteshin kepuce pwr ushtaraket. Pergjegjws i repartit te kepuceve ishte Sulo Çuberi ndersa mjeshter Andrea Kaçi nga Dropulli qe pergatiste modele per te gjitha moshat.
Mjeshter ne kete zanat ishte dhe Miho Lani qe bente kepuce alpine per rruge malore me proka te mos rreshqisnin ne debore.
Te tjere ushtronin profesionin e saraçit, Miho Burdhima, mjeshter ne prodhimin e opingave me xhufke ne krye. Per kontribut ne kepucari dhe opingari permenden dhe te tjere, si Rustem Dhrami, Kane Tana me vellane,Çavon,qe ngriten ne `53 repartin e pare te opingareve ne ndertesen afer mullirit, artikull tani i munguar vetem kush ben ndonje porosi.
TANI NUK BEHEN AS KEPUCE ALPINE ME PROKA DHE AS KEPUCE ME XHUFKA PO PSE?