in

Bakllavaja me 40 pete ne vargjet e poetit te njohur Veron Hoxhaj

Per bakllavane ka shume poezi, dhe shume kenge,vargje te kenduara edhe ne grup, ne dasma, fejesa e ngjarje te tjera famil;jare.

Shume veta i dine permendesh vargje per bakllavane, embelsire e dashur dhe e dukur, vecanmerisht ne trapezet e dasmave dhe ngjarje te medha si ne Vit te Ri etj.

Ne Gjirokaster i eshte kenduar bakllavase me 100 pete, quajtur Mbretereshe e Trapezit, vargje te se ciles dhe na kujtohen po do donim t`i degjonim nga ju, ne komentet tuaja!

Si kujtese per t`i hapur rruge vargjeve tuaja per bakllavane, ju ftojme te njiheni me nje vjershe te gjate  shkruar nga poeti i njohur dhe i dashur per publikun e gjere shqiptar Veron Hoxhaj;

Aman minolla ,derman minolla,
Miell të keqen Nëna miell për bakllava,
Nëna e gëzuar, për miellin e bluar
Petët duke tollur, bakllavanë ka shtruar.

Nusja me çekanë arrët po i çan,
Thelpinjtë një ,nga një, ne barkut i vane.
Kur e pa e vjehërra me pecin në dorë
Ku i ke thelpinjtë moj te bëfshin bojë?

Nusja me të madhe,qeshte ahaha
Hë sill arrë të tjera të bësh bakllava,
Vjehrra duke sharë, fliste nëpër gojë
Mjerë o djalë i zi ç’ke marrë këte boje.

Vjehrra me çekan i çau arët vetë,
I ruante thelpinjtë, si te ishin mbretë!!!
Nusja ju afrua me pecin në dorë
Mori një cop brumë, dhe ju ngjit ne dorë.

Vjëhërra kur e pa qeshi ahaha
Hidhi niseshte, moj u nzifshë për mua
Nusja duke tollur petët trashaluqe,
Vjehrrës nga inati ju skuq hunda e kuqe.!!

Nusja nga inati, i la petëtet fare,
Kafe mbi divan si një zonjë e madhe,
Vjehrra kapardisur i shtroj petët vetë
Ca thelpinjë ruajti për djalin e vetë.

Ne dark erdhi djali, babai u gëzua
Mbushën tavolinën dhe ngriti dollinë
Shëndeti i parë qe për VITËRINË
Erdhi bakllavaja shtruar petë, petë

Ha mor biri Nënës se e bëra vet.
Nusja e dëgjoi qeshi nënë buzë

Bakllava jam un ,djalin ta ndez shpuzë
Ç’të bej djali shkrete beri avokatin
Te përgëzonte Nënën mendonte krevatin

Veron Hoxhaj

What do you think?

Written by admin

Futbolli gjirokastrit ne foto/Futbollistet e shquar te Uzines Metalike te Gjirokastres

Kjo eshte supa qe duhet te hahet cdo dite…