Eshte shkruar e eshte folur shume per mikpritjen, vecori e komunitetit te Gjirokastres dhe jo vetem, tradite mbare shqiptare, e njohur,percjelle dhe vleresuar edhe ne opinionin jashte vendit.
Kete vecori gjirokastritet e kane ruajtur nga njeri ne tejtrin brez. Mikun e kane respektuar si brenda e jashte pragut te shtepise, po vecanerisht kur e futin ne shtepi gje qe nuk e bejne me kedo po me ata qe njihen mire dhe gezojne respekt te ndersjellte.
Mikun e presin me ate qe kane dhe mbi te, me nje gje me shume, e vendosin ne krye te trapezit, i afrojne ushqime te mira dhe muhabet paqesor, pra i rezervojne trajtim te vecante. Ka s`ka do shkundi sepetin ne mos do marri dhe borxh ne gjitoni per ta kenaqur dhe nderuar.Ate e pret me bujari dhe krahehapur dhe, sa kohe do qendroje ne banesen e vet ,i rezervon ballin e vendit dhe e quan te zotin e pasurise.Per mikun le koken.
Keto thenie per mikpritjen, per qendrimin dhe sjelljen ndaj mikut, flitet edhe sot, po mendojme se dicka ka ndryshuar , sikur eshte hequr dore nga mikpritjet e teperuara, sikunder mund te kujtojme c`ndodhte me kete fenomen ne kohen e socializmit qe ngjante me nje shfaqje kolektive e imponuar nga lart, si ne rastin e FFK qe naten e pare festivalistet ishin te mirepritur per te kaluar darken ne familjet gjrokastrite. Do thene qe priteshin me bujari dhe zemer te hapur dhe ajo darke sherbente per te lidhur edhe miqesi qe mund te kene vazhduar gjate ose ruhen edhe sot me vajtje ardhje.
Kjo mikpritje masive, e pergjithshme, sa dime nuk ka ndodhur pas viteve 90 nga koha qe u rizgjuan festivalet kombetare ne kalane e qytetit.
Duket se pas 90-tes dicka ka levizur ne mentalitet dhe ne sjellje.Njerezit jane bere me te ngushte nga dora dhe nga zemra per te shfaqur mikepritje qe per tradite flitet shume edhe sot me shprehje te tilla si „Ejani ne Gjirokastren bujare dhe mikpritese“,“ Gjirokastra ka hapur krahet dhe po ju pret“ e te tjera qe nenkuptojne thirrje dashamirese per cdo turiste vendas apo te huaj per te vizituar dhe shijuar te mirat e Gjirokastres.
Ama ka nje teperim ne mos vetmburrje ne thenie te tilla te pergjithshme kur vleresimi per mikun eshte individual dhe jo me kolektiv dhe qe sot kerkohet ne zbatimin e sherbimit te rregullt dhe ushqimin cilesor e jo domosdo ne deren dhe zemren e hapur te individeve qe, nese takojne nje mik, perseri nuk i kthejne krahet.
Ne kushtet e sotme, per ta ruajtur traditen e mikpritjes duhet te punojne vecanerisht pronaret e hotel-restoranteve dhe rosticerive te Pazarit, te bujtinave brenda e jashte zones historike qe, me fjale e sjellje te mire, me sherbim te kulturuar , cmime te arsyeshme, cilesor ne pasterti e sidomos ne afrimin e kulinariste tipike te tradites se gatimit te Gjirokastres dhe krahinave te saj, te terheqin turistet qe marrin udhen te shohin vlerat monumntale te qytetit te Uneskos por dhe te shijojne nje qifqi, pashaqofte apo shqeto lunxhi , nje xup, nje hoshaf e nje thele bakllava dhe ate kafen e shtypur ne gur, njesoj sikur te priteshin si mysafire ne nje shtepi gjirokastrite.