Nese sonte akoma nuk keni vendosur se cfare te gatuani per ne darke ne po iu japim nje mendim. Mund te gatuani nje pispili dhe kjo recete qe do te tregojme nuk do t’iu marri kohe fare
Ju duhen:
Spinaq te pastruar
nj qepe e njome
majdanoz dhe koper
djath
kripe
piper
vaj ulliri
Kos
dy veze
uje nje gote
miell misri
Pergatitja
Shtojme ne nje tas te grira, qepe te njome, majdanoz,koper,djath ,spinaq, edhe u shtojme nje luge vaj ulliri dhe kripe me piper. I trazojme te gjitha te behen nje trup. Pastaj ne nje ene tjeter hedhim dy luge kos, nj luge vaj ulliri, dy veze ,kripe me piper dhe miell misri derisa te behet nje mase jo shume e lengshme. Shtrojme taven duke e lyer me pak vaj pastaj shtojme brumin e pare, siper tij shtojme masen e spinaqit dhe siper i shtrojme masen tjeter te mbetur te brumit. E leme per 40 min ne temp 190 grade. Kjo recete nuk iu mundon fare dhe gjithashtu eshte e shijshme.
Ju befte mire!