in

Sot ne diten e lindjes se Edi Peshes, i paharruar ne kujtime, vlera dhe kontribute !

Sot eshte dita e lindjes se Edi Peshes, gjirokastritit dhe lunxhotit te mire, qytetarit te kulturuar dhe te ditur, paqesor me te gjithe ata qe e njihnin, me cilesi e vlera humane qe i manifestonte ne familje, ne pune e shoqeri.

Edi Pesha u nda nga jeta ne moshe qe nuk iket, e mori semundja e pameshirshme, per te lene pas hidherim te madh ne familje, shoqerine gjirokastrite,lunxhote e me gjere.

Edi Pasha kishte nje natyre teper shoqerore qe e manifestonte natyrshem me njerezit, donte e vleresonte kedo, e veshtronte tjetrin ne sy e buzeqeshte,i pranuar ne cdo tavoline pune e muhabeti, kishte te theksuar cilesine e humorit dhe drejtesise, nuk dinte te fliste e te bente keq, degjonte, respektonte, perkrahte dhe mbeshteste njerezit pavaresisht nga bindjet.

Ajo cilesi qe e karakterizonte thellesisht Edi Peshen mbetet mesim dhe pervoje per cdo drejtues apo nepunes i shtetit,komunikimi i sinqerte me qytetaret, sa kishte ne dore kujdesej dhe bente maksimumin per zgjidhjen e problemeve te tyre.

Ne nje kuptim jeta e tij ishte nje marredhenie e perditeshme me njerezit, pune ne zbatimin e detyrave si nepunes shteti, dhe ne  shoqeri qytetar me shpirt te pastert, i kudo ndodhur edhe per kenge e valle, si anetar i grupit folklorik Lunxheria.

Per Edi Peshen cdo dite ishte pune e shoqeri.E merrte ate me buzeqeshje dhe optimizem, i pa shfaqur i merzitur apo i zemeruar, i thjeshte ne menyren e jeteses, i pari dhe ne aksione vullnetarizmi per mbjelljen e pemeve ne Virua me punonjesit e drejtorise se sherbimeve te transportit, ne sigurimin dhe shperndarjen e ndihmave me ushqime per njerezit ne nevoje etj.

Sot ne diten e lindjes Edi Pesha, qytetari fisnik i Gjirokastres na shfaqet perseri me humorin dhe buzeqeshjen e tij te pahumbur ne cdo kohe. I perjetshem kujtimi dhe kontributi i tij !

What do you think?

Written by admin

Pispili tradicionale me miell misri

Ju kujtohen keto?