Tasqebapi padyshim eshte nje gatim qe nuk ben asnjehere perjashtim ne gatimet e nenave ose gjysheve shqiptare. Ne sot do t’iu sjellim receten tradicionale shqiptare te ketij gatimi njesoj sic e benin gjyshet tona
Masa eshte per kater persona
Na duhen:
400 gr mish vici
vaj luledielli
uje
spec djeges
350 gr qepe
kripe
salce domatesh e konservuar
piper i zi
Nje luge miell te bardhe
Pergatitja e recetes:
Ne fillim skuqim mishin e vicit te copetuar me pak vaj luledielli. Ju mund te perdorni dhe vaj ulliri ,por per kete recete te kete me shume shije duhet vaj luledielli. Pastaj sa zbutet mishi i hedhim qepen e grire ne copa. Mbasi i kaurdisim u hedhim piper te zi dhe kripe. Mbasi marrin ngjyren i shtojme nje luge me miell te bardhe dhe mbasi behen te gjitha nje trup iu shtojme salcen e domateve. Ne fund i shtojme tre gota me uje, gjithashtu dhe specin djeges dhe e leme masen te behet e trashe. E trazojme here pas here dhe e leme te zieje.
Per me shume shije i shtojme pak rigon ose e shoqerojme dhe me pilaf sipas deshires