in

KADAIF ME ARRA – nga specialistja që mësoi në Stamboll, e kërkuar në fejesa e dasma! Ja si e përgatiste këtë ëmbëlsirë Alie Dobi…

Gjirokastritia Alie Dobi, vajza e Musa Budos, kadi ne Stamboll, Janine e me pas ne Gjirokaster, ishte specialiste për gatime!

 

Gatimin e mësoi ne nje shkolle per ekonomi shtepiake ne Stamboll. Ajo kujtohet per gjellet dhe byreqet po me shume per prodhimin e embelsirave.

 

E kerkonin ne fejesat e dasmat, po dhe ne “Shtepine e pritjes”, bente dhe kurse per vajzat e lagjes, u mesonte gatimin, glikote e embelsirat. Në ditët para vitit të ri përgatiste revani dhe kadaif me arra.

 

Ja si i përgatiste ajo:

 

 

KADAIF ME ARRA

 

Fijet e kadaifit i ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim ne mes nga nje luge gjelle arrat e perziera me kanelle me veze dhe me pak reçel.

 

Pastaj e mbeshtjellim. E veme ne rradhe ne tepsi te lyer me gjalpe.

 

 

Pasi t’i kemi mbeshtjelle te gjitha u hedhim gjalpin e tretur persiper dhe i veme te piqen ne furre në nxehtësi mesatare.

 

Pergatisim shurupin dhe ia hedhim te nxehte.

 

Përbërësit:

Fije kadaifi 1000 gr,
Sheqer per shurupin l500 gr,
Arra 300 gr,
Vanilje 0,25 gr,
Veze 2-3 kokrra,
Kanelle 2 gr,
Gjalp i tretur 300 gr,
Uje per shurupin 1000 ml..

 

 

What do you think?

Written by admin

REVANI – nga specialistja që mësoi në Stamboll, e kërkuar në fejesa e dasma! Ja si e përgatiste këtë ëmbëlsirë Alie Dobi!

Atmosfera e Vitit te Ri tek “Nën Kubeja” dhe ambientet rreth saj nga vitet ’20 të shekullit të kaluar!