Shpesh perdorim perkufizimin burrat e pare dhe jo pa qellim. Kjo ka nje arsye. Sjellje e zakonte te tyre sot ne mos mungojne shfaqen fare pak. Keshtu ne nje nga shkrimet tona jemi shprehur per burrat e pare gjirokastrite qe e kishin zakon te mbanin duart nga prapa kur ecnin ne rruge, gjest i dukur ralle sot.
Kujtojme se nje pjese e mire e tyre kur delnin ne Pazar, qendronin ne Qafe te Pazarit dhe benin muhabet ne kembe, me xhaketen e hedhur ne nje krah, jo ne supe.
Duket e kishin me te sigurte se mos ju binte ne shesh dhe me te lehte per ta veshur nese shtrengonte era apo shiu.
Ne pergjithesi ishte zakon i burrave te vjeter se te rinjte nuk e kishin kete sjellje me xhaketen, ose e mbanin , ose nuk mbanin. Por burrat e pare , edhe ne vape, dhe kuptohet, jot e gjithe, kur delnin nga shtepia, e merrni me vete. Nuk e mbanin ne dore, asnjehere, vec ne nje krah.
Pse kjo sjellje me xhaketen e trupit, pra qe e mbanin ne nje ane, jo ne te dyja, kjo ka nje arsye. Nese ka mbetur dhe sot ndonje burre ne qytet qe ecen ne zakonin e burrave te pare, do mesonim dhe psene, sidoqofte kushdo mund te japi nje mendim.