Mesoni tani se kush e hapi, 30 vjet me pare, disa muaj pas 90-tes, rosticerine e pare private ne qytetin e Gjirokastres.
Te paret jane Nuri Topulli dhe Mersin Lani, te dy gjirokastrite me taban, me rrenje , nga familje te vjetra te qytetit.
I pari, Nuriu, me mbiemer te madh, Topulli, nuk e kishte zanat kuzhinen po ne cdo kohe i ushqyer mire, kishte dashuri dhe pasion per gatimin.
I dyti, Mersini ishte nga familje kuzhinieresh, nga me te njohurit per gatimet tipike te kulinarise gjirokastrite, Vaiti dhe Maili qe kishin punuar ne kohen e Zogut dhe te Hoxhes.
U bene te dy bashke dhe fillimisht hapen rosticerine ne ambientet e katit te pare te ish zyrave te komitetit te sporteve poshte Qafes se Pazarit,pas ish pasticeri Tirana, prone e familjes Çene.
Pazarin e tymosen me eren e erezave, te mishit te pjekur, qofteve, paces ne mengjes, berxolla, melci e gabzere drekave e darkave.
Binte ere qe moskovoliste dhe njerezit hanin dhe ne kembe sikur nuk kishin pare berxolla e qofte me sy, pinin raki per qejf qe Nuriu e kishte te vjeter e te shtepise.
Gjalleri e madhe.
Nuri njeri e Mersin tjetri, hidhem dhe nje dopjo, edhe dy qofte e di berxolla.
He mo, u bene melcite se me iku barku nga vendi!!!
Ja keshtu e filluan, pastaj nga ketej, per te patur me shume kliente, se ishte si vend i fshehur, u ngjiten ne rrugen perpjete , ne krah te majte te asaj qe vete ne kala dhe ne Bashte te Teqese, perballe me Posten e Vjeter.
Ketu dhe me mire akoma, se rostiçerine nuk e vizitonin vetem vendalinjte, por dhe te ardhurit dhe turistet qe, edhe pse me shume te interesuar per arkitekturen dhe muzete, mbanin kembet dhe “shijonin”eren e mire te qofteve dhe mishit te pjekur.
Sa vazhduan nuk na kujtohet mire, po ajo qe duam te themi ne kete shkrim, t`i kujtojme e vleresojme per mencurine, dashurine dhe inisiativen per te punuar si zanatcinje te lire gje te cilen e arriten duke mbeshtetur nga te paret ekonomine e tregut.
I paharruar kujtimi i tyre, Nuriut dhe Mersinit, burrave te mire te Pazarit te Gjirokastres qe e donin qytetin e tyre dhe punuan nje jete per te miren e tij.