in

Kujtese per Aleks Llapen, intelektualin dhe profesionistin e ditur ne gazetari dhe perkthime

Ne lagjen Pazar i Vjeter, kur Aleks Llapa, gazetar, zbriste kalldremit per ne shtepine e vjehrrit, Ilo Iljadhit, ne lagje thoshnin: “Erdhi dhenderi i Basho Ilos!”.

Me te, ne avline ku bente hije nje hardhi me rrush, flisnin per librat, romane historike qe Aleksi ia binte Basho Ilos per t`i lexuar.

Te dy te lexuar, basho Ilua me vite ne Amerike dhe dhenderi ne nje detyre te rendesishme, ndoshta fillimisht redaktor e me pas kryeredaktor i gazetes ne gjuhen greke “Llaiko Vima” , ralle flisnin per politike. Teme per te dy ishin librat dhe ilacet per te cilat Basho Ilua kish nevoje dhe degjonte me nje vemendje te admirueshme cdo fjale te dhendrit, ” kjo te ben, kjo s`te ben” si te ishte mjek i vertete.

Atehere, nga vitet `60 e larte, me te degjuar dija qe dhenderi i Basho Ilos ishte intelektual, i arsimuar ne Greqi, se ne Athine kishte nisur dhe nje shkolle per mjekesi, se kishte marre pjese ne Luften  e Dyte Boterore si partizan dhe se pas clirimit punonte ne zyra.

Me vone do te mesoja per postin e kryeredaktorit ne gazeten “Llaiko Vima”,nga viti 1952, gazete e Frontit Demokratik te Shqiperise ne gjuhen greke qe shperndahej per popullsine minoritare greke ne Shqiperi por qe shkonte dhe jashte vendit, ndoshta me abone.

Aleksi, kryredaktor i “Laiko Vimes”, ne qytet, ne radhen e zyrtareve, gazetareve e intelektualeve njihej njeri me autoritet dhe personalitet te spikatur, korrekt ne detyre e ne marredheniet shoqerore, me karakter te forte e te qendrueshem, njeri i drejte dhe i ndershem, qe  fliste pak e qe fjala i zinte vend.

Si zyrtar, Ai dallonte ne qendrimin ndaj detyres dhe disiplines ne zbatimin e saj. Gjate teteorarshit nga dy vende pune nuk ndahej, nga zyra dhe shtypshkronja, ketu deri ne “minuten e fundit” kur firmoste per daljen e numrit te ri te gazetes. Per te dita e gazetes ishte dite e vecante dhe shume e ngarkuar, si per te gjithe gazetaret e “‘Llaiko Vimes” qe, sa kisha vene re, kur ndodhesha ne zyrat e redaksise, mbanin hapin dhe trokisnin lehte ne deren e kryeredaktorit.

Aleks Llapa nuk ishte nga ata kuadro qe e mbanin deren te hapur per ” sy te botes’, per te treguar se ishte ne pune dhe i ” mbytur” me pune, jo, ne zyren e tij nuk hyje “per nje cike muhabet. Trokisje nese kishe pune, nje ide per te konsultuar, nje porosi apo kerkese qe te kish bere me pare per bashkepunim me gazeten. E shikoje gjithmone mbi libra e faqet e bocave duke koregjuar.

Orari i punes per te ishte i shenjte e kete kerkonte dhe nga personeli i gazetes, e vleresonte  kohe te dispilinuar ne sherbim te punes dhe bashkepunetoreve, me objekt numrin e ri te gazetes, rubrikat, aktualitetin, faqen letrare, faqen e katert e te tjera.

Qendrim tjeter mbante pas orarit zyrtar. Ne bashkebisedim ishte i hapur e ndiheshe intelektualisht i vleresuar ndersa pranonte nje ide ne lidhje me gazeten, mbeshteste krijuesit e qytetit me tregime dhe poezi qe perktheheshin ne greqisht, pelqente reportazhin dhe portretin ne gazete etj.

I paharruar Aleks Llapa, jeta dhe kontributi i tij ne kete 100 vjetor te lindjes dhe 21 vjetorin e ndarjes nga jeta!

gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Dikur ishin klasat sportive, po sot si punohet per pergatitjen e sportisteve te se ardhmes?

Sot urojme per Ditelindjen inxhinierin e njohur gjirokastrit Dashamir Sejdo