Fb na kujtoi sot se ka ditelindjen intelektuali gjirokastrit me profesion inxhinier kimist Dasho Sejdo , aktualisht punonjes ne Bashkine e qytetit.
Dashua eshte inxhinieri kimist i fabrikes se lekure kepuceve ku punoi me vite te tera per emrin dhe prodhimet e mira cilesore qe ajo prodhonte deri diten qe u privatizua.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Fabrika e lekure kepuceve ishte me peshe ne industrine e qytetit me afro 450 punetore dhe kontribut per kete kishte dhe Dashua qe hyri ne te si inxhinier i thjeshte e me pas mori persiper detyra te rendesishme.
Punetoret dhe specialistet e donin dhe respektonin per sjelljen dhe frymen krijuese qe e karakterizonte.
Ishte ” kokeulur ” dhe fjala i degjohej.
Nga viti 1979 ai punoi ne fabrike dhe u nda prej saj kur u privatizua dhe filloi pune nepunes ne bashkine e qytetit ku ka drejtuar ne disa sektore po vecanerisht ne ate te sherbimeve per publikun, pune qe e ka lidhur me problematiken e qytetit ne fushen e ambienteve , permiresimin e zgjidhjen e ankesave.
Edhe pse jo dhe fort mire me shendet punes nuk i eshte ndare dhe mbetet model i nepunesit korrekt qe gezon respektin e banoreve.
I urojme Dashos ne vitin e lindjes te kete shendet, jete te gjate e te lumtur!
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)