in

Islam Kotoni, gjirokastriti me kostum të bardhë e borselinë që mbahej si Amerikan! Historia me kalin e stolisur të “austriakut”!

Islam Kotoni, burri gjirokastrit me kostum të bardhë dhe borselinë që vishej e sillej si amerikan! Historia me kalin e stolisur të “austriakut”, me rezidencë në Gjirokastër.

 

Nga vitet ’30 e lartë gjirokastriti i Meçites, Islam Kotoni ishte nga figurat me publike te qytetit te Gjirokastres. Zoteri ne sjellje e ne veshje; elegant, trupdrejte, me nje veshtrim zhbirues. Kostumin e bardhe nuk e hiqte nga trupi, borselinen dhe nje bastun gjithashtu. Kete e mbante jo per nevoje te moshes, por thjeshte per dukje, per mode. Paraqitej e dukej i huaj, amerikan më shumë, edhe pas viteve ’44 kur veshja u kthye ne ngjyrë gri, si qyteti.

 

Në kohë të Mbretërisë, ftohej dhe ne festa zyrtare, se shfaqej i komunikueshem e “burrë i zgjuar” edhe me përfaqësuesit e huaj në qytet me të cilët fliste rrjedhshem në anglisht, greqisht e turqisht. Tipa si Ai ne Gjirokastrën e viteve ’30 mungonin ndaj dhe bëmat e tij pak të cuditëshme bënin shpejt jehonë. Qarkullonin së pari në tryezat e intelektualëve, rrotull Pazarit e më pas në “shtëpitë e majës”, lagjet lartë, banorët e të cilave zbrisnin dhe më rallë në Qafë të Pazarit se merreshin me blegtori, hapjen e mademeve te gurit ne malë të Gjerë, prerjen druve të zjarrit për dimër etj.

 

Ka shumë histori, me personazh xha Islamin, si kjo që flitet dhe sot në Gjirokastër me kalin e një përfaqësuesi te huaj, austriak.

Një mëngjes, Xha Islamit i trokiti e mira në derë. Sa hapi portën e shtëpisë, përpara syve i doli kali i bardhë, i stolisur, i “austriakut” që dilte i kapardisur me të kaluar në Pazar. Si të ishte njeri, me plot mirësjellje, i tha kalit “eja brenda” dhe për afro një muaj, si ta kishte kalin e tij e ushqeu “me te gjitha të mirat”. Pas lajmërimit në gazetë për humbjen e kalit, u mor vesh se kishte rëne në duart e xha Islamit dhe austriaku nxitoi për ta marrë.

 

Nga takimi, mbeti e kujtuar dhe kjo bisedë:

– Zotëri, -i tha xha Islami austriakut me miresjellje e fjalë te goditiura:
-Kalin nuk ta kam vjedhur, erdhi vete ne oborrin tim. Tani që e gjete është tëndi, po para se ta marresh kemi nje llogari bashke.

 

Xha Islami i fliste ne gjuhën e tij dhe austriaku e dëgjonte me vemendje dhe kureshtje, kuptoi se përpara kishte nje burre te mençur të qytetit dhe nuk ia preu fjalën në mes.

– Zotëri, – vazhdoi Xha Islami, – kalin do ta marrësh, se unë nuk e mbaj mallin e tjetrit, por më parë do ta peshojmë. E prita dhe e trajtova si mysafir, do të më paguash edhe kilet që ka shtuar. Vetëm kështu ndahemi bashkë, jemi në rregull?!

 

Austriaku shqeu sytë po nuk e kundërshtoi. Edhe pa e peshuar kalin, nxorri një dorë para dhe ia zgjati Xha Islamit si shperblim për punën e kryer.

-Tani jemi në rregull -i tha Xha Islami, -as më ke dhe as të kam! Jemi një me një!

 

Kur u mësua kjo ngjarje, nga vetë goja e xha Islamit, që kish dhe qejf të mburrej, burrat dhe e ngacmonin, ndersa xha islami ua kthente:

– Nuk bëhem servil i te huajve, me erdhi rasti në dorë, e shfrytëzova, mora shpërblim per pune të kryer, jo më shumë se c’më takonte.

What do you think?

Written by admin

Ç’kanë thënë udhëtarë të huaj për qytetin e Gjirokastrës! Evlia Çelebi, Pukëvil, Lord Bajron…

KËSHILLA PËR AMVISAT E REJA, DHE JO VETËM, NGA “KUZHINA GJIROKASTRITE”