Historia e prodhimit te akullores ne Gjirokaster fillon nga vitet `30 dhe te paret prodhues te saj kane qene vellezerit Bllaca trashegimtaret e te cileve sot ne Durres jane prodhuesit me te medhenj te saj.
Vellezerit Bllaca nga lagjja Dunavat, Fetahu, Sulua dhe Reshati ishin mjeshter ne prodhimin e akullores ne menyre artizanale duke perdorur per frohje dhe akullin qe merrnin nga gufat e malit te Cajupit dhe Nemerckes.
Pas tyre . mbasi u larguan ne qytetin e Durresit, me prodhimin e akullores vazhduan ne embeltoret e tyre Stathi Telo dhe Resul Mezini, ndersa Tomor Kotroci vazhdoi edhe disa vjet pasclirimit te vendit. Ai shkonte me mushka ne mal te Cajupit dhe merrte copa me akull per prodhimin e akullores.
Me prodhimin e akullores jane marre edhe geget e qytetit si dhe me vone prodhimi i saj u shtua me rritjen e kapacitetit prodhues ne ndermarrjen ushqimore.
Mbase ju kujtohet ne pasticerit e Pazarit behej nami, zihej radhe kur vinte akullorja dhe kasatat, se dhe pelqehej shume. Akullorja dhe kasatat shiteshin dhe ne karroca me rrota nga shitesit ambulante te ndermarrjes tregtare qe per te afruar bleresit thoshnin:”Akullore 5 lekshe dhe 10 lekshe , si e doni?
Cilesore ishte dhe akullorja e Turizmit e shoqeruar me recel.
Nese ju kujtohet ne cilen pasticeri ju shijonte me shume akullorja?
Po kasatat?!