in

Lule kungulli te mbushura

Nese jeni mbledhur vone ne shtepi dhe ju duhet te pergatisni nje gatim te thjeshte dhe te lehte, ju rekomandojme kete recete:

LULE KUNGULLI TE MBUSHRA

Lulet e kungullit i blejme ne treg , te fresketa, i lajme me kujdes dhe ju heqim pistilin.

Ne nje tigan pergatisim mbushjen.

Disa kunguj te vegjel i grijme shume holle dhe u japim nje skuqje te lehte me vaj ulliri.

I heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen dhe ju hedhim gjize, dy kokrra veze si dhe pak majdamoz e koper te grire holle.

I perziejme keto bashke dhe me kete sasi bejme mbushjen e luleve.

I radhitim ne nje tepsi qe me pare e kemi lyer me pak vaj ulliri dhe te sperkatur fare pak me galete.

Persiper ju hedhim disa pika vaj ulliri dhe i vendosim ne furre jo me shume se 15 minuta ne 200 grade.

LULET E KUNGULLIT ME GJIZE JANE GATI!
PERGATITEN SHPEJT DHE ESHTE USHQIM I LEHTE PER NE DARKE

What do you think?

Written by Admini

Në Muzeun e Armëve-Poemë nga Ylli Musta (Gjirokastër, nëntor 1971 – shkurt 1972)

Domate si te Gjirokastres ne Boston te Amerikes