in

Dita Botërore e Gastronomisë/ Cilat gatime dhe pjata pëlqeni,të gjysheve, të shtëpisë apo restoranteve?!

Nuk e dinim se do shkruanim qe ne mengjes, po e mesuam nga Ftese ne 5 qe sot eshte Dita Boterore e Gastronomise.

Kjo eshte nje dite qe festohet ne te gjithe boten.

Gastronomia është marrëdhënia qe kemi me ushqimin dhe kulturen, artin e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimeve.

Ajo lidhet me llojlshmërinë e gatimeve ne fshatin, qytetin, krahinen apo rajonin ku jetojme, me cfare hame, me mengjesin,dreken dhe darken ne shtepi apo ne restorante.

Eshte dita kur behet dhe pyetja cfare pelqeni me shume duke treguar pjatat tuaja me te preferuara, nisur me cfare jeni mesuar ne fshatin apo qytetin tuaj , me llojet e ushqimeve dhe gatimeve, me brume e pa brume, gjelle me mish e pa mish, byreqe, embelsira etj.

Edhe gjirokastraonline i ka kushtuar kujdes njohjes se recetave te tradites dhe bashkekohore pjesa me e madhe e tyre gatime te amviseve gjirokastrite, lunxhote, labe, zagorite, libohovite e dropullite.

Me rastin e kesaj dite te shenuar i falenderojme dhe ju urojme gatime sa me te shijshme dhe cilesore ne shtepite apo restorantet e tyre.

Ne dhe ne te ardhmen do vazhdojme te botojme recetat e vjetra, ato te gjysheve por dhe bashkekohore, do vleresojme gatimet e shtepise etj. me produkte bio qe na pelqejne shume.

Ndaj ju ftojme te na dergoni receta dhe fotot shoqeruese per to.

Amvisa dhe kuzhiniere gezuar Diten Boterore te Gastronomise!

What do you think?

Written by Admini

Mesoni per ballkonin me lule e ereza te Gjirokastres qe e kane zili edhe familjet amerikane

Gliko me arrët e fshatit Selckë të krahinës së Lunxhërisë