Familjat libohovite kane tradite edhe ne kulinari. Ato gatuajne gjelle te shijshme te ” ngarkuara” me ereza.
Kryesues i kesaj kuzhine tradicionale sot eshte Sedat Ismailati per te cilin kemi shkruar gjeresisht ne faqen tone, por qe kete radhe do tregojme ne pergjithesi per gatimin ne Libohove.
Kujtojme se familjet libohovite e kane ruajtur dhe sot trashegimine ne kete fushe, emrin e mire, sikunder eshte shprehur edhe Lord Bajroni ne 1809 se ne Libohove ka ngrene gjellet me te shijshme duke i vleresuar ato si me te mirat edhe nga tavernat e Evropes.
Ka qene e ka mbetur me nam lakrori me kokosh qe e gjen sot edhe ne lokalin e kuzhinierit te njohur Sedat Ismailati.
Ne tradite eshte mishi i pjekur, perdorimi per gatim i pulave te shtepise dhe kafsheve te gjahut, lepuri e thelleza.
Vend te vecante ne gatimet me brume, pra me pete, zene byreqete me djath, me gjize e qumeshtori, ashtu dhe disa lloje byreqe me “lakra te koshtit” , lakra te egra qe i rrit toka dhe klima e bute, qollopita,speca e domate te mbushura etj qe ju mund te tregoni dhe si behen sot.
Karakteristike per familjet libohovite jane gjellet me mish dhe pa mish duke shfrytezuar perimet e zarzavatet, sidomos ato me kungull,patellxhane, qepe e hudhra, patate, barbunja, bizele, por dhe fasule, “gjella dimerore”.
Ne Libohove ashtu si ne Gjirokaster gatuhen edhe qifqite, ndersa sarmat behen me gjethet e hardhise por dhe me lulet e kungullit.
Familjet libohovite kane tradite ne pergatitjen e zahireve per periudhen e dimrit duke filluar nga trahanaja e me radhe, rezervimi per kete stine i qepeve te thata, fasules,hudhres,kungujve stambollit ose te kuq, rezervat ne djath, gjize, pekmez, turshite, pastaj me radhe glikot e recelnat, fiqte e thate e bukfiqet, bajamet e arret qe hiqen menjane edhe per embelsirat e festave.
Ne familjet libohovite nuk mungon rakia dhe vera, po sidomos rakia, pa hile, me rrush e mane.
Vecanerisht pas 90 eshte zgjeruar siperfaqja e vreshtave.
Amvisat dallohen edhe per embelsirat tradicionale, me te permendura jane: bakllavaja dhe revanija, po dhe pepeku, kabunija, hasudeja etj.
Nese kemi harruar ndonje gjelle apo embelsire te tradites, tipike te Libohoves qe bejne dhe diferencen me krahinat e tjera, jeni te lutur te shkruani, njekohesisht edhe kush i ka pergatitur ato me mire.
Kushina libohovite eshte prezantuar edhe ne panaire, ne qytet dhe ne Gjirokaster.