in

Ndizen Dritat e Vitit të Ri në Gjirokastër, Atmosfera e Ngrohtë nga Pazari i Vjetër

Atmosfera e Festave të fundvitit nuk kishte si të mos prekte edhe Gjirokastrën. E kthyer tashmë në një traditë, dritat e Vitit të Ri u ndezën në qytetin e gurtë në ceremoninë e zhvilluar në Pazarin e Vjetër.

 

Pranë pemës së Vitit të Ri që llamburiste nga dritat, Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami përshëndeti të pranishmit dhe uroi për ta pritur festën e Vitit të Ri me sa më shumë arritje dhe gëzime. Atmosferës së festes iu bashkuan edhe fishekzjarret si dhe kenget e femijeve.

 

Në Sheshin e Çerçizit dhe në Qafën e Pazarit cdo vit jane bërë festime para dhe ne prag të festës së Vitit të Ri. Tradicionalisht në këto mjedise janë bërë zbukurime dhe jane vendosur bredhat e Vitit të Ri, zbukuruar me lodra e portokalle, me bore artificiale, letra te shkuara varg me ngjyra dhe llamba të vogla me drita shumengjyreshe. Një atmosferë e tillë ka vazhduar edhe disa dite me ndërrimin e viteve.

 

Edhe në kohën e Zogut bëheshin zbukurime. Kryetari i Bashkise dhe Prefekti jepnin nje darke per zyrtaret e huaj e grate e tyre ne hotel Ruajal, sot Sopoti.

 

Kujdesi për dekorin ne prag feste te Vitit të Ri u rrit ne vitet e pasclirimit te vendit, shoqeruar me tematike politike, festive. Flamuj te kuq, banderola te medha në Sheshin e Çerçizit dhe rruges perpjetë në Qafë të Pazarit dhe degëzimet, vargu i banderolave që fillonin me “Lavdi dhe Rroftë…” dhe parrullat e festës “Gëzuar Vitin e Ri!”.

 

Tradite e re u krijua me organizimin e mbremjeve kolektive per shperndarjen e dhuratave dhe takimin e femijeve te dalluar. Ne 1 e 2 Janar shkohej per urim ne grupe dhe shumica ktheheshin te dehur. Tani behen pak vizita. 20 vjetet e fundit te ketij shekulli, momenti i ndërrimit të viteve është festuar tek Fantazia, ku Viti i Ri është pritur me shampanjë e fishekzjarre. Eshtë shpejt akoma për të mesuar programin ne prag te festes së këtij viti po është fakt se Viti i Ri do të vijë me më shume festime, me me shume urime, fishekzjarre dhe gëzime.

 

Magjia e dritave sapo nisi shoqërimin e udhëtarëve në rrugët e kalldrëmta dhe në këtë atmosferë festive stafi i Gjirokastra Online ju uron: ” Gëzuar Festat ! “

What do you think?

Written by admin

E Vërteta e “Lidhjes së Maces” nga Gjirokastritët! Nuk duhet ta humbisni këtë artikull treguar më parë nga Baftjar Dobi në Librin “Gjirokastra Jonë”

Luftëtari Shpartallon Partizanin 5 me 0 – Festë në Gjirokastër…