in

Luftëtari Shpartallon Partizanin 5 me 0 – Festë në Gjirokastër…

Mbyllet në stadiumin e Gjirokastrës ndeshja mes Luftëtarit dhe Partizanit. Luftëtari fiton thellë 5-0, me gola të Bregut, Abazajt, Rrocës dhe dy herë Lamçjes. Ndeshje mjaft e dobët e të kuqve, të cilët nuk mundën të shënonin as golin e nderit. Luftëtari parakalon sësish Vllazninë në renditje.

Luftëtari ka mundur sot 5-0 Partizanin, në një ndeshje historike, të dominuar totalisht nga një Luftëtar i mrekullueshëm.
Luftëtari tregoi se meriton të jetë shumë më lart nga sa është, por sa fati i keq, sa shanset e humbura, sa edhe arbitrat, nuk e kanë lejuar të shkojë aty ku duhet.

Sot fati ktheu gjithçka, sepse sulmuesit e Luftëtarit ishin perfektë. E hapi Bregu, vazhduan Abazaj e Rroca dhe e mbylli Lamçja me dy gola. Ky i fundit konsiderohej lojtari më i pafat në Gjirokastër, sepse ka bërë sulmuesin nga halli dhe nuk ka shënuar dot këtë sezon, por sot e zbrazi dufin me plot dy gola.

Mbyllet ndeshja 5-0.

87′ – Hoxha reagon bukur pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi të Bregut në pozicion ballor.

81′ – Vjen edhe goli i pestë i Luftëtarit. Hoxha gabon dhe topin e merr Bregu, i cili vepron bukur nga e majta, pason për Lamçjan, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. 5-0.

79′ – Zëvendësimi i fundit te Luftëtari. Del Ramadani i duartrokitur, vendin e tij e zë Janku.

75′ – Brahimi te Luftëtari, në vend të Rrocës.

73′ – Fili gjuan fort nga jashtë zonës, reagon bukur portieri Ruçi, duke grushtuar.

72′ – Tjetër ndërrim te Partizani. Xhixhua aktivizohet në vend të Asanit.

70′ – Dëmtohet portieri Ruçi, pas një përplasjeje me Bardhin në zonë. Por portieri është në gjendje ta vazhdojë lojën.

66′ – Gjuan Përgjini, i sapo futur në lojë, pret Alban Hoxha.

61′ – Luftëtari shënon dhe golin e katërt me Eri Lamçjen. Bregu kroson nga goditja e dënimit nga e majta, rrëmujë në zonë dhe Lamçja e shtyn topin drejt rrjetës. Lojtarët e Partizanit protestojnë për faull.

61′ – Te Luftëtari del Abazaj dhe futet në fushë Përgjini. Ka duartrokitje për sulmuesin.

58′ – Zëvendësim te Partizani. Del Kotobelli dhe vendin e tij e zë Fili. Trajneri Starova shton forcat në sulm.

53′ – Asani tenton nga distanca me të majtën, por shumë larg kuadratit.

52′ – Asani fiton një goditje dënimi në të djathtë të sulmit. Trashi kroson në zonë, por largon mbrojtja e Luftëtarit.

47′ – dejvi Bregu provon me të djathtën nga jashtë zonës, pret portieri Hoxha me dy kohë.

Nis pjesa e dytë pa ndërrime.

 

45’+1′ Mbyllet pejsa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të Luftëtarit.

43′ Te Partizani thjesht po qarkullojnë topin, duke pritur fundin e pjesës së parë për të marrë udhëzimet nga Starova.

39′ GOOL Luftëtari. Shpërbëhet mbrojtja e Partizanit, që nuk arrin të largojë një top të gjatë i cili mbërrin të Rroca. Ky i fundit ‘falënderon’ duke mposhtur Hoxhën. 3-0.

37′ GOOOL Luftëtari. Kundërsulm perfekt i Abazajt që merr topin në gjysmëfushën e vet dhe pasi kalon edhe Hoxhën çon shifrat në 2-0.

35′ Tjetër goditje nga këndi që prodhon rrezik në portën e Luftëtarit. Pas harkimit të Trashit, Malota gjuan me kokë duke kërcyer mbi mbrojtjen vendase, por nuk gjen kuadratin me sferën që përfundon jashtë në të majtë të Ruçit.

32′ Vila nis një tjetër pasim interesant nga e djathta, ndërhyrja e Beqirit largon rrezikun, duek i dhënë një goditje nga këndi Partizanit. Në zhvillimin e saj, topi mbërrin te Progni në të majtën, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

27′ Mundohet të reagojë Partizani me një aksion nga e djathta, harkimi në zonë mbërrin te Asani, por gjuajtja me kokë e tij është jashtë kuadratit.

21′ GOOOL Luftëtari. Pas një aksioni të gjatë nga krahu i djathtë, topi mbetet para Hoxhës dhe pas tre tentativave radhazi, Bregu e shtyn në rrjetë. 1-0.

16′ Dy goditje nga këndi radhazi për skuadrën e Luftëtarit nuk sjellin rrezik në portën e Partizanit, pasi fillimisht mbrojtja e më pas Hoxha me një grushtim të saktë largojnë topin nga zona.

12′ Top i gjatë nga prapavija e Partizanit duke kërkuar Prognin, por është më i fortë sesa duhet dhe përfundon në duart e portierit Ruçi.

10′ Luftëtari fillon të shtyjë gjithnjë e më shumë drejt portës së Partizanit, por nuk ka ende mundësinë për të rrezikuar katërkëndorin e Hoxhës.

6′ Rapo rrëzohet në zonë pas një kontakti me Asanin, gjyqtari Meta bën shenjë që loja të vazhdojë pavarësisht pretendimeve të vendasve për penallti.

4′ Më ngulmues Partizani në këto minuta të para, provon me disa harkime drejt zonës por as Bardhi dhe as Progni nuk gjejnë mudnësi të shtyjnë topin drejt portës së gjirokastritëve.

1′ Nis ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të ekipit vendas.

Luftëtari-Partizani 5-0
27′ Bregu, 37′ Abazaj, 39′ Rroca, Lamçja 61′, 81′

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani (Janku 79′), Rapo, Bregu, Rroca (Brahimi 75′), Abazaj (Përgjini 61′), Lamçja.
Trajner: H.Lika.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kotobelli (Fili 58′), Batha, Vila, Trashi, Asani (Xhixhiua 72′), Bardhi, Progni.
Trajner: S.Starova.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Dojando Myftari

Gjyqtar i 4-t: Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Zguro 52’/Ibrahimi 66′

Vipsport.al/F.R

What do you think?

Written by admin

Ndizen Dritat e Vitit të Ri në Gjirokastër, Atmosfera e Ngrohtë nga Pazari i Vjetër

“Përsëritet fitorja e vitit 1979” – Luftëtari thyen rekordin, 20 vite i pamposhtur ndaj Partizanit!