Me duket se tani eshte tamam koha per te pergatitur sarma. Gjethet e rrushit jane rritur e jane “pjekur” per t`i bere sarma.
Hajde, merreni zeriozisht kete keshille miqesore dhe futjuni punes se ora e drekes nuk ka ardhur akoma dhe keni kohe per t`i pergatitur:
Ja te fillojme shpej e shpejt dhe nese harruam ndonje gje na e kujtoni per ta patur parasysh nje here tjeter, sa kohe qe gjethet e rrushit jane te njoma edhe gjate muajit maj po ndoshta dhe me vone.
Per 5 persona ne nje familje duhen keta perberes me gramaturat perkatese, 500 gr.oriz, l kg lakra te egra,500 gr qepe, ereza te ndryshme,200 gr. vaj ulliri dhe pak gjalpe.
Pergatitja:
Gjethet e herdhise i vendosim ne uje te valuar qe te zbuten dhe me pas njera mbi tjetren.
Kaurdisim qepet e grira me pak vaj bashke me qepe te grira shoqeruar me nje cik dhjozmo,majdanoz dhe maraj.
I perziejme dhe ne to hedhim masen e orizit qe lihet ne zjarr sa te pihet lengu.
Ne cdo flete herdhie hedhim nje luge nga masa e pergatitur dhe cdo njeren e mbeshtjellim me kujdes.
Sarmat i vendosim radhe radhe ne nje tenxhere me fund te gjere dhe, mbasi i mbulojme me nje pjate, mbi te hedhim l liter uje te valuar, pak kripe dhe 2 filxhane me vaj ulliri.
Per nje kohe i leme qe te ziejne po gjithmone ne zjarr te avashem duke i tundur qe te mos zene fund.
Ne zjarr i leme sa te pijne ujin dhe pas i kontrollojme i heqim, i leme te ftohen e me pas i sherbejme.
Dreka me sarma eshte gati, per t`i shoqeruar vendosni vete!