in

Samsa apo Trigona, ëmbëlsira tradicionale e Gjirokastrës me dy emra!- Ja si përgatitet!

 

Nje nga embelsirat e vjetra , tradicionale q e pergatitet me raste ne familjet gjirokastrite eshte dhe Samsaja qe quhet ndryshe dhe Trigona.

Nje lexuese qe ka banuar ne Gjirokaster thote se kur shkonte ne pasticeri “Tirana” perballe me Hotel Sopotin  mban mend qe ne etikete shkruhej Trigona dhe jo Samsa.

Ajo do te dije emrin e vertete te kesaj embelsire dhe nese ne ndonje qytet apo krahine tjeter te vendit ka emer tjeter si dhe per perberesit dhe menyren e pergatitjes.

Sa per receten po e percjellim dhe ju jepni mendimin tuaj:

Ja perberesit:

Miell 600 gr, 200 ml uje, kripe 3 gr,arra te grira l60 gr,veze 2 kokrra,kanelle 3 gr,sheqer l60 gr,gjalp i tretur 200 gr ndersa sheqer per shurupin, 700 gr si dhe vanilje 0.25 gr, 400 ml uje.

Menyra e pergatitjes:

Si zakonisht miellin me kripë dhe ujë të ftohtë e përgatisim sic bejme petet e byrekut po i hapim dicka me te trasha dhe pas pergatitjes i presim ne rripa 10-20 cm.

Arrat e grira holle, vezet, sheqerin, kanellen dhe gjalpin e tretur i punojme se bashku dhe pergatitim kremin për mbushjen e Samsave ( trigonave).

Do bejme kujdes, petët e prera në rripa i hapim, hedhim kremin e pergatitur, dhe i mbledhim ne forme trekendeshi.

Pastaj i vemë në rradhë ne nje tepsi te lyer me gjalpe, i lyejme dhe ato persiper gjithashtu me gjalpe dhe i pjekim ne 150 grade celcius.

Shurupin e pergatitur, te nxehte, e hedhim mbi to mbasi t`i kemi nxjerre nga furra. I leme te ftohen dhe pastaj i sherbejme ne pjata , nje cope ne cdo pjate .

Tani qe jeni ne shtepi dhe keni kohe te mjaftueshme urojme t`i pergatisni dhe t`ju pelqejne!

Mbase do i beni dhe me te mira nga trigonat qe ne kemi hedhur ne faqen tone!

What do you think?

Written by Admini

Fuoristrada e pare Shqiptare! – Ja kush eshte mekaniku dhe emri i frikshem i fuoristrades me pjese kembimi te vjetra!

Ndahet nga jeta Vehip Çarçani, një nga artistët e fundit të brezit të vjetër të burrave bartës të Këngës Polifonike të Gjirokastres