Me 18 mars 1934 ne qytetin e Gjirokastres u be inagurimi i permendores se Çerçiz Topullit dhe me kete rast ka patur pershendetje, urime dhe vleresime te shumta nga shoqeri patriotike, personalitete te larta te asaj kohe, nga mergimtaret gjirokastrite ne Amerike e vende te tjera si dhe nga autoritete, intelektuale te Gjirokastres dhe te vendit.
Ja disa prej tyre duke filluar nga urimi i Kryeministrit te qeverise te asaj kohe Pandeli Evangjeli:
Me rastin e zbulimit te permendores per nder te Çerçiz Topullit,luftetarit te idese kombetare, Qeveria Mbreterore bashkohet shpirterisht me popullin fisnik te atij qarku, duke shprehur respektin ne kujtim te ketij luftetari kombetar.
Kristo Luarasi;
Me rastin e inagurimit te monumentit te heroit kombetar Çerçiz Topulli, uroj me gjithe zemer iniciatoret dhe gjithe qytetaret gjirokastrite per kete veper te larte.
Shoqeria “Vatra”
Boston
Me rastin e inagurimit te permendores se Çrerçiz Topullit pershendesim inisiativen patriotike te Gjirokastres dhe shpirterisht marrim pjese ne kete ceremoni qe kurorezoi veprat e liridashesit qe sakrifikoi jeten e tij per lirine e plote te atdheut.
Lutemi te leçitet para gjendjes se atjeshme.
Derguesit:
Halit Dobi, Turhan Qazimi, Reuf Omari, Fejzi Peshkepia, Nuro Çanale, Aqif Selfo, Ramis Omari,Nazmi Skenduli, Fuat Kotorri, Fuat Halimi, Rasim Hoxha, Musa Delvina, Abaz Omari, Xhevat Gurga, Ruzhdi Skenduli, Ferhat Nano.
SHBA
…
Shoqerise “ Vatra”
Boston
Sot u inagurua me entusiazme monumenti i Çerçiz Topullit, Ceremonia madheshtore, U kujtua me mirenjohje kontributi i djelmoshave gjirokastrite ne Amerike.
Gjirokaster, 18 .III.1934
Kryetari i Bashkise
SAMI KOKALARI
(vijon)
Nga libri ” Topullaret e Gjirokastres Bajo e Çerçizi
( Pararendesit dhe pasardhesit)