in

Dollapi i Kafesë Që Zgjon Kujtime për Njerëzit që na Mungojnë…!

Dollapi i kafese eshte nje nga paisjet me te dashura per cdo familje. S`ka shtepi pa qebap kafeje. Ndoshta dhe sot perdoret pavaresisht faktit qe kafe te pjekur ,dhe te bluar gjen sa te duash dhe kur te duhet, ne dyqane e supermarkete.

Po eshte tjeter kur kafen e merr ne qese te bluar e te pjekur me “maqinerie” e tjeter kur kokrrat e kafese i pjek ne dollap e me pas i bluan ne mullirin e kafese.

 

Dollapit te pare, qe kemi ne foto, nuk i humb kurre funksioni dhe vlera edhe pse sot perdoret ralle e me shume nga te moshuarat nostalgjike qe bashke me rrotullimet e qebapit mbi prushe apo flaken e kaminetos, ” bluajne” edhe kujtimet e jetes.

Kete paisje , kush e ka humbur sot e kerkon, e blen edhe si relike, se eshte paisje shekullore e nga me te domosdoshmet dikur ne familje,e vendos ne krye te dhomes, se aty e ka vendin, jo per bukuri por per vlerat dhe kujtimet qe zgjon per te dashurit e shtepise qe e kane perdorur por qe sot mungojne…
.

What do you think?

Written by Admini

Akullore dhe Kasata në Pazar-Ju Pëlqenin dhe Kush i Bënte Më të Mira?

Ja Sa Mirë, Çelën Dhe Manushaqet e Para!