Ne nje informacion tonin, per mbjelljen e pemeve nga punonjesit e Drejtorise se Sherbimeve te Transportit rrugor ne Gjirokaster ku tani drejtor eshte Edi Pesha, mesuesi gjirokastrit Pavli Kosta qe kontributin ne kete fushe e ka dhene ne shkollat e Librazhdit, hodhi nje ide te bukur, ne keto aksione prinderit te marrin me vete edhe femijet qe ata te edukohen me dashurine per natyren dhe pemet , te mbjellin se bashku fidanet e te kujdesen me pas per to.
Shembujt ne Gjirokaster e fshatra mbase dhe nuk mungojne por nuk i dime vec ketu ne Tirane, biznesmeni i njohur i Trahana Lunxheria me origjine nga Minguli i krahines se Lunxherise, Kiço Noti, ka mbjelle me dhjetra peme ne afersi te kishes se Shen Prokopit se bashku me dy niperit e tij dhe shoket e tyre te lagjes.
Ket shembull e ndjekin edhe prinder te tjere por mendojme se kjo ide duhet te mbeshtetet e te realizohet ku femijet te jene pjesemarres ne mbjelljen e pemeve pyjore, dekorative dhe luleve per gjelberimin e qytetit.
Nuk flasim te behen aksione si beheshin ne sistemin e kaluar me pjesemarrje masive se atehere fidanet prodhoheshin ne fidanishte shteterore ndersa tani puna dhe te ardhurat e tyre shkojne ne xhepin e privateve qe u sherbejne.
Mungesa e nismave individuale apo atyre ne grup ndoshta ka lidhje edhe me cmimet per fidane po per kete nuk kemi te dhena te plota dhe do shkruajme nje here tjeter, nuk do ta harrojme.
Tjeter teme kemi perpara.Nismat nuk duhet te mungojne. Ndoshta nuk arrihet sot ajo tradite qe ka qene ne disa shkolla te qytetit si ne shkollen Koto Hoxhi ku kishte blloqe me peme frutore, sera me lule, ngastra me perime, sorkadhe, pula indi,pellumba, siguroheshin dhe te ardhura per shkollen.
Kjo veshtire te realizohet po nje vend ku dhe te demostrohet e te punohet per te rritur lule, per te krasitur nje peme duhet te kete, sado ne siperfaqe te vogel. Shembulli praktik mbetet ne kujtesen e fremijeve, ca me mire kur punon.
Femijet te jene sa me afer natyres, te kene dhe nje perparese pune, e perdorin ne kopshtin e tyre, ata qe kane.
Shume mire qe blejne kostume e vishen te gjithe njelloj, per nje dite, behen te gjithe “ babagjyshe” per Vitin e ri e demostrojne, po do donim te demostronin edhe dashurine per punen dhe profesionet se neser nuk do te behen te gjithe rrogetare e me karrige tek s`thuhet.
Puna per gjelberimin e natyres dhe kujdesi per te nuk duhet te mungojne.Njohja e dashuria e vendlindjes qe flitet ne shkolle do shoqeruar me vizitat ne natyre,tek fidanishtja, tek sera e luleve, tek fusha dhe pylli, tek fermat me lope, etj.
E mira do jete qe edhe ndermarrja e sherbimeve komunale te kete nje plan pune te perbashket me shkollat per asistence te nxenesve e veprime te perbashketa me ta ne ditet me kulmore te mbjelljes se dufrutoreve apo luleve.
A shkohet ne to?
Nese po na shkruani e na dergoni foto do t`i percjellim me kenaqesi ne faqen tone qe te njihen te gjithe!