in

Zana Çela: Nder dhe mirenjohje per Artistin e Popullit, kompozitorin e shquar Feim Ibrahimi

Postim i Zana Çeles me rastin e 85 vjetorit te lindjes te Artistit te Popullit, kompozitorit te shquar shqiptar, Feim Ibrahimi:

85 vjet me pare lindi Artisti i Popullit Feim Ibrahimi. Nje nga kontribuesit, kompozitoret e pare shqiptare qe si rralle kush i ka dhuruar muzikes shqiptare vepra të tilla monumentale, tё cilat e radhitën atë prej kohësh midis artistëve më të shquar, jo vetëm shqiptarë.

Ai ishte kompozitori, krijimtaria e te cilit i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike.

Ai është kompozitori i parë shqiptar që eksperimentoi muzikën elektroakustike, për të cilën u specializua në “Mozarteum”, nё vitin 1994, në Salzburg. Është artisti që punoi pa reshtur për pranimin e muzikës shqiptare në UNESCO dhe në 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës, duke arritur më në fund, pas 13 vjet pёrpjekjesh tё panumёrta, ta bënte atë anëtar të Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO.N

Nder dhe mirenjohje per figuren e tij!

Feim Ibrahimi (1935-1997) lindi ne qytetin e Gjirokastres.

Bashkia e qytetit e ka nderuar me titullin e larte Qytetar Nderi

Nje nga shkollat e mesme te ketij qytetit, ajo e mesme artistike mban emrin e tij Feim Ibrahimi.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Foto e ralle e vitit 1988, artistet popullore te fshatit Zhulat te Gjirokastres

Teme dhe ekspozite e munguar ne Gjirokaster, kur te gjithe piktoret bejne nudo