Merkato ka nisur dhe shumë ekipe po kërkojnë të përforcohen, madje te Kukësi po tentohen të afrohen lojtarë edhe pse ende nuk e kanë zgjedhur trajnerin e ri.
Kjo situatë fort normale, duke pasur parasysh që vetë klubi bën merkaton dhe më pas i kërkohet trajnerit të realizojë objektivat. Gjithsesi, sot në “Panorama Sport” raportohet se kampionët në fuqi i kanë bërë një ofertë zyrtare Luftëtarit për Rrocën.
30 mijë euro janë ofruar për kartonin e tij dhe tashmë gjithçka është në duart e gjirokastritëve, që së fundmi kanë bërë edhe ata lëvizje në hyrje.
Lejdi Liçaj, që në verë u rikthye në Vlorë do të veshë sërish fanellën e Luftëtarit për pjesën e dytë të sezonit. Kështu në Gjirokastër kanë plotësuar vendin e lënë bosh nga Bruno Toledo, i larguar së fundmi.