in ,

Xhina – Tifozja e Bukur e Volejbollit, Rreth së cilës Vërtiteshin të Gjithë Djemtë e Pashëm të Gjirokastrës!

Në Gjirokaster nga vitet ’60 ka patur gra e vajza, gjimnaziste më shumë, tifoze që ndiqnin ndeshjet e volejbollit e basketbollit në këndin sportiv në Bashte të Teqesë dhe më pak ato te futbollit në Fushen e Vjetër.

 

Një vajzë që dallohej nga të tjerat edhe për format trupore ishte Xhina, e bukur, e gjatë, më e forta e grupit te tifozeve gra e vajza.

 

 

E huaj, pavaresisht nga opinionet e krijuara, me bazë te kaluaren dhe origjinen e saj, mbasi ne qytet ishte e internuar, simpatizohej nga te gjithë dhe per bukurine e veçante dhe tifozllekun qe e shfaqte ne menyren e saj, të lirë, pa druajtje, duke bertitur e shprehur me fjale gjithe ç’ndjente perbrenda shpirtit.

 

Ajo nuk e kishte problem që me mbarimin e ndeshjes te futej ne fushe dhe t`i perqafonte me radhe sportistët, sjellje që nuk kujtohet te kete ndodhur ne ato vite nga gra apo vajza te tjera.

 

Në një ndeshje, që ekipin e volejbollit e ndante vetem një pike, mbetej ose qëndronte ne kategori, u fut në fushë dhe me vrull te papërmbajtshëm puthi shpëtimtarin.

 

 

Ne çast turma e tifozëve si e komanduar, ra ne heshtje totale hutimi e vetem pas disa sekondave doli nga pergjumja dhe kete akt e shoqeroi me duartrokitje e thirrje te gezuara deri ne marrezi :

 

“…Bravo!…Bravo…Xhina!”

 

Si ndodhte ne atë kohë në Gjirokastër, “puthja” e Xhinës u komentua gjatë edhe për faktin që e dëshironin të gjithë se ishte femra më e bukur e qytetit! Nje vajze e huaj doli jashtë stilit dhe kornizave te nje jete te zakonshme, natyrshem shprehu lirine e saj. Keshtu u kuptua nga shumica, nga te gjithe ata qe e duartrokiten dhe e çmuan.

 

Megjithate kjo histori, si te tjera qe kujtohen u mbyll shpejt po Xhina e Bukur ne kampionatin e ri te volejbollit per te rriturit, nuk u duk më në vendin afër me tribunën qendrore. Një pjesë dhe e dinin se ç`kish ndodhur me të, po shumica e tifozëve jo. Kjo ra në sy që me shënimin e pikës së pare, se nuk u dëgjua me zëri i saj i njohur.

 

– Ç`u bë!
– E keni parë?
– Thonë se e kanë larguar!
– Jo more ?!

 

Më vonë u mësua nga të gjithë: Xhina e Bukur nuk ishte në qytet dhe ai mbeti me nje tifoze më pak. Thirrjet e saj te gezuara nuk u dëgjuan më mes thirrjeve inkurajuese per skuadren e zemrës. Por ajo nuk u pa më as në sheshin e Çerçizit, ne Qafen e Pazarit e ne dyqanet e preferuara te saj, tek Mapua me shume, ne kinema, ne sallen e estrades, po dhe në rrugën e nenkalasë ne mbremjet e veres ku shëtiste per t`u qetësuar.

 

 

Atë nuk e panë më as djemtë e pashëm e jo vetëm ata po dhe burra te vjetër simpatizantë të saj. Me shpresë se mund ta shihnin, vazhdonin të kthenin kokën në njerin nga “vagonat” e Sheshit te Çerçizit ku ajo rrinte vetem apo në oborrin e shtepise së madhe poshte axhensise ku banonte.

 

Xhina e Bukur ishte ndarë nga të gjithë dhe qytetit i mungoi përgjithmonë…

 

What do you think?

Written by admin

Diamante Piercing – Në Vend të Unazave Tradicionale të Fejesës! Trend i Ri apo …?!

Ky Qen Plot Stil Ka një Punë Më të Mirë se Ju – 10 Fotot që kanë Pushtuar Revistat e Modës!