in

Vizita e Justin Godart në Gjirokastër, për të cilin Fan Noli shkroi se emri i tij “do mbetet i gdhendur në zemrën e cdo shqiptari”

Viti 1921 shënon një ngjarje të rëndësishme për Gjirokastrën. Atë e vizitoi Justin Godart, politikan francez, një nga figurat më të vecanta të Republikës së Tretë në Francë, mendimtar i lirë, laik dhe humanist, për të cilin Fan Noli ka shkruar se emëri i tij “ do të mbetet i gdhendur në zemrën e cdo shqiptari ”.

 

Godarti e ka vizituar Shqipërinë në vitet 1921, 1922, 1923, 1937 si dhe në vitin 1951.

 

Gjirokastra, në udhëtimnin e tij të parë, më 16-18 prll 1921 i ka bërë një pritje triumfale, banorë dhe mes tyre 700 nxënës të shkollave. Nje vajze e vogël dhe një djalë i dhuruan tufa me lule dhe e përshëndetën duke recituar Volterin dhe Viktor Hygonë, ndërkohë Kryetari i Bashkisë i foli për tolerancën fetare dhe mendësinë shqiptare qe del mbi besimet.

 

Mbasi shëtiti në rrugët e qytetit dhe u takua me autoritetet lokale në Prefekturë dhe Bashki, vizitoi kështjellën, burimin e Viroit, vendin ku u vra Bimbashi, komandanti turk i xhandarmërisë, bëri dhe një vizitë në Teqenë e Bektashinjve. Këtu mësoi se baballarët dhe dervishët nuk ngurojnë të këshillojnë njerëzit, madje edhe per hollësira të jetës së përditëshme.

 

Kështu, me nismën e tyre, u hoq zakoni, i cili kërkonte që kur shtrohej një darkë duhet të therreshin aq qengja sa ishin edhe miqtë që nderoheshin, duke vënë para secilit bishtin e një qengji apo dhe zakoni tjetër nga i cili u hoq dorë që në darka me mysafirë të shtroheshin të paktën 12 gjellë.

 

Justin Godart, gjatë vizitës në Shqipëri, 23 nëntor – 26 dhjetor 51, i ftuar nga qeveria shqiptare për të marrë pjesë ne kremtimet e përvjetorit të clirimit, për Gjirokastrën ka shkruar;”Kur arritëm në Gjirokastër pamë turmën që ishte grumbulluar po në atë shesh ku isha pritur më 1921. Gratë atëherë rrinin vecan dhe ishin të mbuluara, kurse sot janë të përziera me burrat.

 

U pritëm nga Haki Toska, Kryetar i Frontit Demokratk, që përmendi përpjekjet e vjetra të Godarit për mbrojtjen e Shqipërisë dhe për ta parë sot në paqe. Vizituam liceun. Nxënësit që mbarojnë atë tani i vazhdojnë studimet në universitetet sovjetike ose të demokracive popullore dhe jo më në Francë. Dicka e re ishte spitali me 250 shtretër që është qendra shëndetësore e gjithë krahinës ”.

 

What do you think?

Written by admin

Pse në Gjirokastër thuhet akoma: “S’bëhen më qofte si te Cile Mukes!”

Dr. Fredi Fico, komentatori i parë i rubrikës sportive në Radio Gjirokastra