Se nuk ju kemi pyetur: Ju ka zene ndonjehere makina?
Kjo eshte pyetje per te gjithe lexuesit tane qe i kemi ne faqe ne mosha te ndryshme, nje shumice e trete me siguri kane per te treguar nese i ka zene ndonjehere makina.
Atehere udhetohej ne rruge te vjetra e te pashtruara vetem disa me asfalt. Udhetohej me autobuze e koriera qe te tallandisnin,te alarmonin stomakun.Nuk na kujtohet numri i vendeve ne autobuzat Skoda, per ato ceket e kemi fjalen.
Ju kujtohet gje se cfare hanit e nuk hanit qe te mos ju zinte makina?
Nje na shkruan se e fillonte mengjesi me veze dhe djath me kulac, po jo me petulla se, kur kish ngrene nje here petulla e kish zene makina.
Tani thone se mire eshte ta fillosh mengjesin me qumesht,buke te thekur, pak recel e ndonje frute, molle apo dardhe, ndonje banane gjithashtu, thone dhe per xhenxhefil.
Vec nje gje: Hani po jo te ngopeni qe te mos keni te “perzier” dhe me tutje te vjella.
Ca thone pini shume uje qe te hidratoheni, ca thone jo , po mire eshte me mase, me karar.
Se mos vini ne goje pije alkolike se nese villni do e pesoni dhe me keq, bota dyfish rrotullohet perpara dhe hajde pastaj te mbledhesh veten.
Duke e mbyllur, ushqimet e thata jane ilac qe mos te te zeje makina, pra qe stomaku te mos jete ne alarm, te ngarkohet me acide.
I kujtuam keto se tani udhetohet shume dhe do deshironim qe miqte e faqes tone te mos i zeje makina. Ne kujdesemi per ju edhe kur udhetoni!