in

Vaso Cici – Veterani i Luftës që u bë Partizan në moshë 14 vjeçare e që para një muaji mbushi 90 vjeç

Veterani i Luftes Vaso Cici njihet nga te gjithe ne Gjirokaster.

Jo vetem nga moshatarët por edhe rinia e fëmijët, se me ta ka qene i pandare ne shkollat e institucionet ku ka folur per luften e brigadave partizane dhe deshmorët e rënë ne luften per çlirimin e Atdheut.

Si ne çdo ngjarje te rendesishme te qytetit ai ka qene pjesemarres aktiv, ashtu edhe këtë radhe ne Festen e Çlirimit te qytetit.

Edhe pse ne moshe te madhe ai perseri gjeti kohe per te folur me rinine dhe femijet, per te treguar pa zhurme e buje edhe copeza nga jeta e puna e tij, nga lufta si partizan qe ne moshe 14 vjeçare si luftëtar i brigades së 14-të sulmuese.

Pastaj per vitet e rindertimit te vendit, ne vitet e para afro 3 vjet me pune ne veri te Shqiperise e me pas ne detyra te rendesishme ne ndermarrje te medha ekonomike te rrethit te Gjirokastres.

Nga larg, nga Athina ku ndodhet, ndersa eshte njohur me atmosferen dhe aktivitetet festive me rastin e 75 vjetorit te çlirimit te Gjirokastres, Vasil Krisafi shkruan ne faqen tone me nderim e respekt per kete veteran:

“Dy fjale per te mrekullueshmin Pionierin partizan. Nje nga njerzit me te nderuar te qarkut te Gjirokastres Vaso Cici, qe ka nje histori heroike si partizani me i vogel 14 vjeç, qe vajti deri ne Vishegrad te jugosllavisë kundër nazizmit. Kuadro i pare i kooperatives se Lunxherise e ne shume detyra te tjera eshte sot legjenda gjirokastrite.”

Veterani Vaso Cici, vleresuar në vite me dekorata e tituj te luftes e te punes, gjate muajit gusht te ketij viti mbushi 90 vjeç dhe, me kete rast, mori shume e shume urime per jete te gjate nga femijet, niperit e mbesat, te afermit e miqte edhe te larget, shoket e tij te luftes.

Keto jane pak radhe per jeten e veteranit Vaso Cici qe sot ne diten e çlirimit te qytetit bashkoi urimet dhe duart me shoket e tij veteranë, me te rinjte dhe femijet, duke uruar

“ U takofshim perseri ne festa te tjera!”.

What do you think?

Written by admin

Festë dhe Mirënjohje Partizanëve në 75-vjetorin e çlirimit të qytetit të Gjirokastrës

Mëngjes me Bukë me Vezë – Ja Variantet e Preferuara për Fëmijët e Ditëve të Sotme