in

Valltaret e Bukura Gjirokastrite të Grupit të Valleve të Pallatit të Kulturës të Qytetit të Gjirokastrës!

Ato ishin vajza te bukura qe dukeshin dhe me te dukura kur visheshin me kostume popullore dhe jepnin koncerte ne Gjirokaster, Tirane dhe qytete te tjera te vendit

Ato perfaqesonin qytetin si grupi i valleve me koreografe mjeshtren e valleve te Gjirokastres Miranda Karaulli, e mbeshtetur fillimisht ne pergatitjen e grupeve te valltareve, djem e vajza por dhe femije, nga koreografi i njohur shqiptar Petrit Vorpsi.

Ne foto, disa nga vajzat valltare te qytetit ( viti 1984) ne  Virua, ndersa grupi perbehej nga Sotirulla, Fatbardha Mira, Marjeta, Margarita,  Loreta, Mirjeta, Alda dhe Moza.

Ne   sfond eshte grupi i xhirrimit i Kinostudios si dhe kengetare, instrumentiste dhe valltare qe pergatiten per takimin e radhes kombetar te ansambleve artistike ne Tirane.

Grupi i vajzave te valleve te qytetit si pjese e ansamblit artistik te pallatit te kultures ka marre pjese ne shume koncerte brenda vendit  dhe eshte vleresuar edhe me cmime.

Ne vitin 1988 ishte pjese e ansamblit qe shkoi ne Greqi ne takimin e asambleve folklorike te disa vendeve dhe perseri ne  2001 po ne Greqi ne nje takim te ansambleve folklorike.

What do you think?

Written by Admini

Fakt: Shqipëria Me Nivel të Lartë të Prodhimit të Portokalleve, e Shtata në Europë

Gligor Grekushi- Sulmuesi i Famshëm i Shqiponjës dhe Historia e Tij me Rrapin në Këndin e Lojrave me Dorë në Bashte të Teqesë të Qytetit të Gjirokastrës…