in

Urim per mesuesen Maro Laro qe per 30 vjet mesoi disa breza

Dje dhe sot mesuesja e disa brezave Maro Laro ( Zollota) ka marre urime per festat dhe, nderkohe, urimit tone Gezuar, me shendet e jete te gjate, po i shtojme edhe keto rrjeshta per rrugen qe ajo ka pershkruar si mesimdhenese per 30 vjet me radhe ne shkollat e ciklit te ulet te Gjirokastres.

E lindur ne nje familje me tradita atdhetare e arsimdashese, ne fshatin Kakoz të Lunxhërisë në 18 Tetor të vitit 1944, pas arsimit fillor në vendlindje vazhdoi studimet në shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri” për mësuesi të ciklit fillor të përfunduara në vitin 1962.

Oret e para te mesimit i dha ne shkollen e fshatit Karjan ku qëndroi një vit duke vijuar në fshatin e sapo ngritur ne ato vite Andon Poçi, e cilesuar nga mesueset e para qe u mësoi ABC-ne femijeve te komunitetit etnokulturor arumun duke punuar aty 3 vjet.

Me pas vazhdoi punën në fshatin Lazarat për 5 vite  dhe per 20 vite ne shkollen 8 vjeçare “Koto Hoxhi” deri ne diten e daljes ne pension në vitin 1990, e dekoruar ketu nga drejtoresha e arsimit të asaj kohë Lindita Rova me certifikatë mirënjohje.

What do you think?

Written by admin

Kjo foto eshte me shume se nje kujtim…

Rubrika kungulleshka/ Jo 230. Po sa? 260! Jo 260. -Po sa? 269!… Jo, sot 269… po neser sa??!