in

Urën e Hoshtevës në Zagori “e merr Lumi”! Kjo Urë Monument Kulture 200-vjeçare nuk Rrezistoi dot deri në Pritje të Restaurimit!

Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkatërruar Urën e Hoshtevës ne Zagori te Gjirokastres.

Një monument kulture rreth 200-vjeçare! Ura nuk kishte vetëm vlerë monumentale, por edhe funksion praktik pasi shfrytëzohej nga banorët e zonës.

Mëngjesin e sotëm vërshimi i ujërave kishtë shkatërruar gjithçka sikundër shihet në foto. Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës kishin përfunduar projektin dhe ishin në fazë tenderimi për rikonstruksionin e këtij monumenti. Në ditët e para të janarit të këtij viti, Ministria e Kulturës kishte dërguar një ekip specialistësh për të parë nga afër gjendjen e urës dhe për të kryer vlerësimet përkatëse në funksion të projektit të restaurimit.

Ndërkohë mësohet se në muajt e ardhshëm Ura do të rindërtohet sërish. Aktualisht drejt Hoshtevës kanë shkuar inxhinierë të Drejtorisë së Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës./LibohovaOnline.com

What do you think?

Written by admin

Përmbytet edhe Nënstacioni Elektrik i Gjirokastrës! Disa Zona të Qytetit dhe disa Fshatra pa Drita!

Balta ka Hyrë në Apartamentete – Pamjet Tragjike në Gjirokastër!