in

‘U ndjeva e lehtësuar jo vetëm se u vaksinova…’-/ Nga Liliana Konomi Mero

Isha nisur drejt qendrës masive të vaksimit në Sheshin Skënderbej, Tiranë.

Para dy çadrave të bardha të mëdha ishin radhitur si në njëshkolonë me dhjetra karrige. (Një kolegu im oficer,  Bidoja  i ka quajtur Çadrat e Jetës). Aty prisnin të ulur me dhjetra qytetarë/e të moshës së tretë, ndërsa në këmbë qëndronin të tjerë, dukej të ishin të afërmit e tyre që po i shoqëronin për vaksinimin.

U ula dhe unë, pas atij të fundit.

Para çadrave ishin disa ndarje ku persona dy e nga dy të prisnin një e nga një e me distancën e duhur për të bërë regjistrimin e vaksinuesit/es.

Pas 10-15 minutash u afrova te njëra prej tyre dhe paraqita Kartën e identitetit.

Aty u bë regjistrimi dhe na pajisën me një dokument kartelë disa faqëshe dhe një tjetër si kujtesë për procedurat e vaksinimit dhe spjegimin e rasteve të mundshme të alergjisë ndaj saj.

Pas këtij veprimi më shoqëroi një punonjëse drejt vendeve ku kryhej  vaksimi. Ishin tetë të tilla. Shoqëruesja më drejtoi te hyrja 4 (nga 8 të tilla), dhe qëndrova pas dy qytetarëve që ishin para meje në pritje.

Pra në çdo hyrje kish nga një punonjëse që të ndihmonte.

Kolegja e shoqërueses sime,  ajo e hyrjes 1,  iu drejtua kësaj ku po prisja unē, se te hyrja 1, nuk kish qytetarë në pritje ndaj mund të shkoja unë. Mendova sesa organizim i detajuar për  çdo situatē që askund mos krijoheshin radhë dhe të shmangej  mbingarkesa nē çdo njërën prej hyrjeve.

Menjëherë, me shoqëruesen shkojmë brenda Hyrjes 1 dhe  më drejtuan te  një tavolinë ku dy mjekē mbasi më e përshëndetën,  më fituan të ulem. Iu dhashë dokumentin dhe,  në çast  nisën të lexonin njëra pas tjetrës çdo pyetje që kishte të bënte me gjendjen time shëndetësore dhe e shkruanin përgjigjen time . Pas saj më uruam mbarësi dhe më drejtuar te njëri nga vendet ku bëhej vaksina.

Vura re se vaksinatori poshtë bluzës së bardhë kishte veshje ushtarake. Kureshtare, e pyeta dhe më thanē se janë  Grupi vaksinues i shërbimit ushtarak. Nuk mund të mos iu prezantohesha  për profesion tim si ushtarake në rezervë. Prandaj iu drejtova vaksinatorit, e përsëris ishte i shërbimit  ushtarak, i thashë se “edhe unë kam qenë oficere”. Më përshëndeti dhe më pyeti se ku kisha shërbyer. E pra ishte vetëm një dialog i shkurtër, por shumë çtensionues për mua. Para se të niste vaksinimin me qëndrim gatitu dhe nderim ushtarak me dorë m’u drejtua : “Zonja nënkolonele gati ? Mos kini frikë”.

Dhe në çastin që po injektonte vaksinën më pyeti: “Nga jeni? ” – ” Nga Devolli, … nuk arrita në fund të përgjigjjes “…nga Ziçishti”,  kur ai më tha:

“Me shëndet zonjë ! Do të prisni 20 minuta, atje tej,  para se të largoheni, për t’u siguruar se vaksinimi shkoi mirë”.

E tëra kjo zgjati gati një orë.

U ndjeva e lehtësuar jo vetëm se u vaksinova, por edhe sepse trajtimi nga personeli, në të gjithë këtë proces vaksinimi ishte aq njerëzor sa, si rallë herë në këto vite, në njërin prej shumë shërbimeve publike u ndjeva qytetare e respektuar !

Shpreh edhe mirënjohje për atë që në Ushtrinë tonë paska djem e vajza kaq të respektueshëm.

Faleminderit për këtë vaksinim kaq masiv. Respekt e mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor dhe atij ndihmës për kryerjen me kaq përgjegjshmëri,  disiplinë e përkushtim  të dukshëm të detyrës së tyre në Luftë me këtë virus.

 

What do you think?

Written by admin

“Edhe une kam fatin e madh te kem mik te tille…” / Nga KostaqDodo Dhuvjani

Cilat jane, shtepite keshtjella si e Resajve ne Dunavat te Dyte, permendore te arkitektures gjirokastrite?