in ,

I rikthehemi embelsirave me nje panakota! Receta e sakte ne kushte shtepie.

Panacota eshte nje embelsire italiane qe perkthehet ndryshe “krem i zier”. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire të mrekullueshme do t’ju marrë jo më shumë se 20 minuta kohe.
Pjesën tjetër të kohës rreth 3 orë Panakota do të qëndrojë në frigorifer në mënyrë që të ngrijë.

Me poshte po ju sjellim pergatitijen e saj.
Fruta sipas dëshirës (mollë, kivi, manaferra, portokall etj) të prera në kubik
500 ml pana
1 lugë kafe vanilje pluhur
lëngu i një limoni
2 lugë gjelle sheqer
100 gram sheqer
10 gram xhelatinë

Pergatitja e recetes

1. Si fillim lani frutat, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.

2. I kaloni në një tas të madh, i shtoni dy lugë gjelle sheqer, lëngun e 1 limoni, i përzieni mirë dhe i lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

3. Në një tenxhere me zjarr të ulët ngrohni panën. Sapo të marrë një valë shtoni sheqerin gradualisht dhe vaniljen.

4. Ndërkohë duhet të fusni xhelatinën në një tas me ujë të ftohtë.

5. Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe shtoni brenda xhelatinën që duhet ta keni shtrydhur më parë.

6. E përzieni edhe njëherë masën dhe me ndihmën e një garuzhdeje e shpërndani në tasa në mënyrë të barabartë.

7. I fusni në frigorifer dhe i lini të paktën 1 orë.

8. Më pas i nxirrni dhe i dekoroni sipër me frutat tuaja të preferuara.
Ju bëftë mirë!

What do you think?

Written by admin

Pedagogu Roland Bejko,takimi i fundit me artistin Arben Bajo

Veshtire tu rezistosh ketyre petullave me marmelate