Me 23 nentror 1923 Thoma Papapano nisi punwn si mësonjës e më pas për një kohë edhe drejtor, ne vitin shkollor 1963, në festën e 40 vjetorit të themelimit të saj, përpara të pranishmëve në festë, midis te tjerave u shpreh:
”…E kam filluar punën që në ditët e para të kësaj shkolle të parë të mesme kur vendi ynë ishte thuajse n`errësirë dhe kur ne të gjithë të celurit të kësaj shkolle e përshëndetëm plot më shpresa e gëzim. E fillova punën si mësonjës i shqipes, dyzetëvjecar atëherw e po e vazhdoj dhe sot në moshën tetëdhjetëvjecare.
Lehët e lehët atëhere ngjitesha kalldrëmit të Varoshit për t`ardhur në këtë cerdhe mësimore; po i ngjitem dhe sot, po me ngadalë e me bastunin e rëndë kësaj të përpjete dhe 75 shkallëve të shkollës. Dyzetëvjetori i themelimit të shkollës së parë të mesme në Gjirokastrën tonë plakë më ngjall shumë kujtime, më përsërit forcat e, megjithëse këto më kanë mbetur të paka, unë armët, nuk po i lëshoj, nga gramatika e shqipes për një gjuhë të bukur e pa gabime, nuk po ndahem. Nga nxënësit nuk po largohem këta janë “ ilaci ” i përtëritjes s`ime që më bën të mos e ndjej, shumë herë, pleqërinë, të mos shoh, të mos shoh se forcat më pakësohen, gjersa jam duke jetuar me të rinjtë.Vetë rrethi që më rrethon, djem e vajza të etur për mësim e për kulturë, të gjallë e plot jetë, më jep edhe mua jetë, shëndet e gëzim..’.