in

Tellua, vuuuu shiu ne Gjirokaster, po nuk gjen nje usta qe te zeje pikat e çatise!

Na shkruan nje nga miqte tane te japim nje njoftim se do te dije se kush rregullon pikat e cative .

Ç`te themi nuk kemi informacion, po si kerkese eshte e drejte, se ne Gjirokaster u mbyt dynjaja.

Ulerijne perrenjte.

Nuk e dime Çullua po e qete duket. Kane levizur dhe cati nga vendi, ca dhe kane rene, si ne Pazar te Vjeter.

Thone se shtepi te vjetra pikojne, po kush i rregullon?

HIPEN NJERI ME KETE KOHE NE MAJE TE CATISE?

Duket se ustalleku per zenien e pikave ka humbur, ka mbetur vetem ne kujtime, nuk e ushtron njeri, zihen ne goje ustallaret e vjeter qe ose kane ikur nga kjo jete, ose tani u dhembin kockat e s`kane nge te lene koken mbi cati per te zene nje pike.

Hall i madh, qyteti pa ustallare qe te zene pikat e shtepive!

What do you think?

Written by admin

Kur udhetojme ne kohe me shi dhe mjegull, ja pse duhet te bejme kujdes…

Nje zakon i grave te moshuara gjirokastrite qe shpesh ankohen:Mu thie mesi, me iku mesi nga vendi!