TIRONA mike ne gazeten tone me shkrimin e Haxhi Likes "Aneja e avokatit prej Gjinokastre"

Aneja e avokatit prej Gjinokastre – Nga Haxhi Lika

Në vitet ‘20 n’Tironë punonte një avokat prej Gjinokastre. Ishte i pamartuar, prandaj tërhoqi edhe anenë n’Tironë. Avokati banonte në një shtëpi të vogël me oborr në një lagje me njerëz të fismë e dashamirë.

Një ditë anesë i humbi pula. E kërkoi kudo, por nuk e gjeti. Kur i erdhi djali, avokati, në shtëpi, i tha:

– Bir, të keqen aneja, na kanë vjedhur pulën.

– Ane, këtu, në këtë qytet nuk humbet gjë.

Pas dy ditësh, njëra nga fqinjat i shkon anesë me pulën në duar.

Tirona nuk ka qenë çerdhe hajdutësh, por një lulishte e vërtetë parajsore.

Kush ka jetuar në këtë qytet, ma beson këtë që po them.