in

Shtëpia e Ficove në kujtimet e aktorit te njohur gjirokastrit Nikolla Llambro

Duhet të kem qënë jo më shumë se 8 vjeç,kur shkoja shpesh në shtëpinë e Ficove. Në ato vite aty banonte Xhaxhai im si qiraxhi.Shkoja shpesh tek ata mbasi ,me kushuririn tim Arqilen dhe djemtë e tjerë moshatar komshijë ,luanim në ambjentet e shtëpisë së madhe .

Shtëpia siç më kujtohet dhe siç duket në foto,nuk kish derë kryesore jashtë.Kishte vetëm harkun e madh.Hyje në oborrin e shtruar me gurë të zi dhe të rrethuar me mure guri të larta.Në të djathtë ndodhej hyrja drejt shtëpisë me nja katër pesë shkallë gjysëm të rrumbullakta…Edhe kjo hyrje ishte me hark guri të gdhëndur dhe me një portë të madhe e të rëndë të veshur me llamarinë të vjetër.. Sa kaloje pragun me një pllakë guri të zi ,ishte një koridor i errët dh që binte erë lagështirë…Me një herë fillonin shkallët paksa dredhore me kangjella anësore të hekurta që të ngjisnin në katin e dytë.Poshtë tyre ,në koridorin përdhes, ndodhej një “gropë”drejtëkëndëshe me 3-4 shkallë që zbrisnin ku ishte çezma e musllukut.Në katin e dytë dilje në një korridor disi të errët pa dritare, ku,në të djathtë ndodhej dhoma ku rrinte familja e Ficove,përbalë ishte një dhomë tjetër e tyre…besoj dhoma e gjumit.Në krah të saj ,në thellësi gjëndeshin dy dhoma të errëta ,pa dritë dhe me dysheme të vjetër me hapësira të mbëdha.Më kujtohet ,duke luajtur “fshehot”…mbyllo sytë…mu fut këmba në një nga ato dhe u plagosa keq.Ngjitur me dhmomën e krahut të djathtë,fillonin shkallët e katit të tretë.Duhet të kenë qënë rreth 10 -12 shkallë druri me kangjella anësore po të tilla të gdhëndura e të bukura,por edhe ato të vjetra dhe kërcisnin gëëë..rrr….këërrëë…kur ngjiteshe…Sa mbaronin shkallët,të shfaqej një korridor i madh ,tërë dritë e me dritare të mbëdha që ekzpozonin panoramën fantastike të një pjese të Lunxhërisë atje tej..Përveç koridorit përdhesë tërë ambjenti i shtëpishë ishte i ndërtuar me drasa.Drasat në këtë korridor ishin në gjëndje më të mirë,por prapë se prapë gjullurdia e lojrave tona prishte qetësinë e gjithë shtëpisë.Unë isha më i madhi i fëmijve, organizatori i rrëmujës dhe i gjullurdisë,më harakati dhe qortohesha nga të gjithë…Veç tërë familja e Ficove ,edhe kur na “qortonte”,kishte një mënyrë të tillë që na bënte të bindeshim.Shpesh Melua dhe nëna e Fredit na jipnin zariko(karamele) për të na marë me të mirë…Pra në koridorin e sipërm,në të majtë,mbi dhomën e Ficove ,banonte Xhaxhai im me të shoqen dhe tre fëmijë.Në të djathtë banonte familja e Pavllos me të shoqen Kikinë.. Më duket se qe gazetar në “Llaiko Vima”.Gazetë që botohej greqishtë për Minoritetin.Familja e Pavllos qe e urtë,e pa dëgjuar,vetëm që djalit të tyre unë i bija sh.në qafë.Në krahë të dhomës së Pavllos ndodhesh një dhomë tjetër po aq e prishur sa ato të katit më poshtë…Në këto ambjente ne fshiheshim,rendnim ,vriteshim,loznim.Në krah të dhomës ku banonte Xhaxhai im ngjiteshin ca shkallë të tjera,po prej druri që të çonin në papafingo ku ishte një dhomë me qiraxhi një beqar.
Po kush ishin Ficot që unë njoha e i kujtoj me mirënjohje e nostalgji?

Ficot janë një familje fisnike e vjetër,si shumë familje gjirokastrite. Fis intelektualësh ,të ditur,patriot.
Në atë periudhë aty banonte familja e Qani Ficos me bashkëshorten me tre fëmijë Melon Mustafan dhe Fredin .
Xha Qaniu ,diç i thoshim qe operator në Kinemanë e Qytetit.
Xha Qaniu një burrë mesatar me buzë të trasha sy të mbëdhenjë e flokë pak të kuquremta ,ishte shpirt njeriu.Besoj se zemërmirësia e tij ja kalonte dhe shpirtit të zogut.Shpesh ne fëmijtë e vegjël ,mblidhedhim përpara derës së kinemasë dhe i luteshim të na fuste pa bilet.Kur kishte shumë njerëz na “dëbonte”…ikni o shejtan ikni sonte….Kur kishte pak njerëz,kthente kokën nga dera e përgjegjsit dhe n.q.s.ajo qe e mbyllur na shtynte drejt sallës duke na bërë shënjë të vraponim pa zë.Në verë kur shfaqeshin fimat në Kinemanë Verore,ne vinim gurë mbi gurë të harinim e të nxirrnim kokat nga muri.Gjithmonë vinte një burrë o me thupër o me cikunidhë(hithër)dhe na fshikullonte nga këmbët…Xha Qaniu nuk erdhi kurrëëë.. kurrëëë…

Në një nga këto rastet që ishim grumbulluar përpara derës së rëndë,duke mbyllur derën,Xha Qaniu më zuri thoin e gishtit të madh dhe u dëmtua shumë…Ulurita… Desh u këput gishti për pak.Kur e pa u zverdh…E kam akoma të gjallë pamjen e tronditur të tij…Dridhej…”-O ç’më bëreee.. ç’më bëre o shejtan i Filipit!”. Qenë fjalët e tij me një zë të mekur e drithërus…Unë pothuaj aty isha për natë,sidomos kur kishte filma me luftë.Kur mundej thosh”-Eja ti shajtan i Filipit!”.Ose “-ik sonte!”
Melua,vajza e shtëpisë një, Zonjë grua, punonte në Zyrat e Partisë…Nuk kish krijuar familje.Një grua e thjeshtë,e sjellshme,gojë ëmbël,e respektushme nga të gjithë.
Mustafai ,Muçua siç i thoshim ishte mësus…i ngjante Xha Qaniut…Kishte një fyturë të gjërë,buzë të të trasha,me sy të mbëdhenj e zë disi të trashë e të ëmbël…Një mësues puntor ,i thjeshtë,thellësisht i komunikushëm..në buzë i shikoje gjithmonë një cigare dhe gishtat nga nikotina kishin marrë ngjyrë kafe.Muçua qe besoj 13 vjet më i madh nga unë,por ne na lidhi pasioni i peshkimit. Një herë kur peshkonim për ngjala në Drino, nënë Ujin e Ftohtë Tepelenë, Muçua,unë dhe Arqilea kushuriri im,na zuri një stuhi ku vetëtimat binin pa pushim…Nga shiu i dëndur nuk shikonim,vetëtima kudo. Qershor qe.Vraponi tha Muçua,po ku të vrapoje?!Me shumë përpjekje e perpeci mes rrepeve e ferave haritëm lartë te klubi.Muçua me gjysmën e zërit që i dridhej tha:”-Shpëtuam!.. Kisha hallin tuaj!”Ky ishte Muçua….Muço babaxhani,zëmër miri që kish tre djem të mrekullushëm e të edukuar.

Ai iku nga jeta shumë shpejtnë vitin 1980 në moshën 45 vjeç. I treti fëmijë i Xha Qniut ishte Fredi.I miri Fred. Që iku nga jeta 2005-ën n një spital të Athinës.Fredi ishte i vogël kur unë bëja rënujën në shtëpinë e tyre Ishte besoj gati 5 vjet më i vogël se unë.Fredi mbaroi për mjek dhe u bë një specialist dermatolog sh. i mirë.Ai u martua ma Marjetën korçaren e bukur e të fisme,somatologe e taentuar…Lindën dy vajza Evin dhe Griselën.Griselën e mbaj mënd si një kulul të vogël vitrine,kyrse Evis u rtit mes nesh në Pallatin e Pionierit.Evis qe një vajzë e edukuar ,e bukur,me sy bojë kafe të çelët në se s’gaboj me një shikim ëngjllor.Dhe sot ajo është një Zonjë e vërtetë me dinjitet intelektual dhe karjerë në fushlën e drejtësisë.

Fredi qe njeri i mrekulkushëm,mjek i talentuar,por ajo që e bëri të njohur ,të dashur dhe të pa haruar ,qe talenti si gazetar dhe si spiker Fut-Bollit.Zëri i tij i ngrohtë,elegantë gurgullus , e bën shumë të dashur për gjirokastrën ,gjirokastritët dhe më tej…Çdo të diel kur skuadra gjirokastrite luante në Gjirokastër,Gjirokastra gumzhinte nga radiot e hapura në max. se zëri i Fredit i jepte gjallëri.

Me familjen e Ficove nuk më lidhin vetëm këto kujtime modeste,mbase për shumë nga ju nuk kanë ndonjë interes,e di.Me familjen e Ficove ,ne na lidh dhe diçka tjetër.Gjyshja e Ruskës,e sime shoqeje,Nebileja qe nga Fisi i Ficove.Kur ne u martuam dhe kur vinte Vjehra në Gjirokastër ,shkonim për vizitë në shtëpinë e tyre.

What do you think?

Written by admin

Simfonia mitike e mullirit qe vazhdon prej dy shekuj

Një supë që pastron,hollon belin dhe ul barkun