in

Porta e Bashkim Karagjozit, porta e fundit e lagjes,me te kaluaren dhe te sotmen e saj…

Porta e Bashkim Karagjozit. Kështu i ka mbetur emri dhe sot, eshte porta e fundit e lagjes. Si cdo porte dhe ajo ka te kaluaren dhe te sotmen e saj, ne kuptimin fizik jo ashtu si ka qene.

Dikur ishte prej druri, gjer ne l966, me cati me dërrasë guri e qemer ne forme harku, me dy sofa ngritur nga rruga e kalldremte. Bashkimi, drejtues i larte i arsimit ne rreth e bashkeshortja e tij, Pranvera, mesuesja ime e 7 vjecares, ne vitin l952 u vendosen ketu me qira, se bashku me familjen e Pilo Dhimes, djemte e te cilit, Nikua dhe Josifi, mbeten nga miqte e mi te mire.Te dy familjet shkonin shume mire me njëra tjetren, pa bere fjale kurre, siç me ka thene mesuese Pranvera, edhe pse qendruan l6 vjet bashke, deri diten qe shtepine e blenë nga i zoti Hiqmet Totozani.

 

Ne dy sofatet e gurta, ne cdo stine te vitit, por sidomos veres, ne to uleshin gjyshet e grate e shtepive perballe; nanaja, nena e Bashkimit, Fatua e Ilmi Karalliut, shakaxheshe, qe i dridhej cigarja neper gishta, Qerimeja, nena e Edmond Sinojmerit qe nuk e hiqte tantellen nga dora, ajo e Denis Karalliut pak e druajtur e qe delte me ralle tek porta, po e mire, e embel, si te gjitha plakat.

Po dhe vajza e gra te reja, disa vjet poshte moshes se nenave te tyre, si nena e Namikut qe iku shpejte, si pa pritur duke lene pas femije, ne nje moshe kur e kerkonte puna dhe shtepia… Në çilte, qe i merrnin me vete, uleshin Çoçua dhe Kikia, dy motra te moshuara, gra te fisme, qe kohen e kalonin ne vetmi te perbashket.

Ralle, per nje cope here, sa per nje fjale e kafe, si e donte ajo, pa sheqer, vinte dhe Paraçua, e Lules. Porta e saj, 30 metra me larte ishte me e preferuar, me sofa kater pellembe mbi kalldrem. Kur binin shirat e veres e vjeshtes se pare, ato nuk ndaheshin nga sofate. Me pak druajtje, kur rrekete vareshin ne dy faqet e kalldremit, kembet i freskonin ne ujet e shiut.

Nga kjo porte e dashur, me kalimin e viteve u larguan disa personazhe te saj. Iken nje pas nje gjyshet me te vjetra, me pare Çoçua dhe Kikia, pastaj Paraçua ne 66-ten, me pas nanaja e me tutje xhe Ferua, Xhe Pasua e Paparizos e me vone e Karalliut.

Sufate pa to mbeten bosh. Ne dimer dukeshin edhe me te shkreta sikur mbi to te kish rene pluhuri i harreses, si te mos kujtohej kush, por, me fillimin e veres merrnin gjalleri edhe pse gjyshet e grate e familjeve perballe nuk delnin si me pare. Ishte zakon per ca kohe, ne resepkt te te ikurave, deri sa mbyllej viti. Pas vitit, mblidheshin perseri. Nuk ishin te shtrenguara te rrinin vetem brenda po dhe ne ambientet e portes qe i ndante per pak kohe.

Porta e Bashkimit, jo ne cdo kohe ishte prone e “gjysheve”. Aty, ore te tera, femije, djem e vajza te gjimnazit, nen kujdesin e mësuese Pranveres, organizonin programe te thjeshta artistike me kenge, skeçe, recitime, gjeza e tregime. Luhej edhe teater. Kanatet e saj sherbenin si perde per skenen e improvizuar ne çast, nga hynin e delnin “aktoret”. Kur erresohej pas nje çarçafi të bardhë ndizeshin dy qirinj dhe luhej teater me hije, me figura te ndryshme, letra te “levizeshme” te prera sipas roleve. Ketu organizoheshin dhe ekspozita te vogla, me punime te dores. Ne gare ishin vajzat e klasave te teta te asaj kohe si…

 

 

Pamje tjeter merrte kjo porte kur uleshin burrat e shtepive rrotull. Kjo ndodhte ralle, po bente figure. Biseda me peshe, te renda si fytyrat e tyre ne pergjithesi, serioze qe guxonin edhe politiken, te komentonin faqen e katert te Zerit po qe me shume flisnin per sportin, kryebisede jo vetem ne lagje por dhe ne qytet. Kudo sport e komentim filmash, shumica me lufte e ralle ndonje me dashuri, me ashtu…/ Fragment nga libri ” Pazari i Vjeter” ne kujtimet e mia” te autorit Andon Lula/

What do you think?

Written by admin

Pse në vitin 1913 Mihal Korçari la kovaçanën dhe çfarë bëri Qatua, kovaçi i famshëm i Gjirokastrës në kujtim të tij?

Roland Tushe kujton skodat e linjave te largeta, me cilet shofere keni udhetuar?