Nje ndodhi ne nje nga rostiçerite e Pazarit te qytetit te Gjirokastres

Eshte treguar nga te paret tane dhe si histori dihet sot nga pak veta dhe keta te thyer ne moshe.

Ngjarja e ndodhur eshte kjo:

Ne zemer te Pazarit te Gjirokastres, afer me ndertesen e Komitetit,  ka patur rosticeri ku vec gjelleve me mish e me leng, gatuhej edhe paçe, me koke, me plenc e kembe.

E preferuar per shumicen ishte paçe me koke dhe me pak ajo me kembe po pelqehej edhe paçe plenci.

Ne ato vite te brendshmet e qengjave dhe deleve nuk llogariteshin ne peshe, po jepeshin gati falas, kush i donte i merrte, pra dhe pa leke.

Kuzhinierit te rosticerise prane dyqaneve ku shitej mish, burre i vjeter nga Dunavati i Pare, i kishte dal nami i mire ne zanat por dhe per mençuri dhe humor.

Me klientet mbante marredhenie me buze ne gaz dhe miqesore, po ne ndonje rast edhe e shkelte, kur ndonje buze holle nuk ia pelqente paçen.

Keshtu i ndodhi me nje kliente nga lagjia Palorto apo Varosh qe ne qytet s`bente njeri me te zgjuar se veten e tij.

-Urdhero, cdo haç?- e pyeti kuzhinieri nga Dunavati.

-Dua nje gje, nje pjate, -i tha klienti -qe te ha pjeset e brendshme dhe jo pjeset e jashtme.

Kuzhinieri u zu ngushte e sikur i mbeti fjala ne goje ndersa klienti mori fryme thelle ne pritje te pergjigjes.

-Me zure pak ngushte –i tha kuzhinieri- po pergjigje do marresh, edhe pse ndihem pak i sforcuar se mos te mbetet qejfi.

-Jo mo , jo, – i tha klienti- e pres me kenaqesi pergjigjen tende!

– E po mire , -i tha kuzhinieri, – po te dhuroj nje paçe lope te fresket, ha te brendshmet dhe hidh poshte pjeset e jashtme.  A je i kenaqur tani?