in

Nga Fjalori i te folmes se Gjirokastres, nisim konkursin “Kush e gjen?!”

Vite perpara ne zbor, ne oret e pushimit te shkolles apo ne shetitje me shkollen dhe punen, por dhe ne konkurse, gjirokastritet e vjeter, por dhe te rinjte, per te shkuar kohen, merrnin pjese ne nje loje qe ngjallte nostalgji dhe kureshtje me fjale te vjetra te te folmes se qytetit.

Bashkebisedimi niste si loje per te gjetur fjale te vjetra nga e folmja e perditshme por qe jo te gjithe i dinin dhe i lidhnin ne bisede e siper.

Sic kujton Naxhi Kasoruho, muzikolog i njohur, pjesemarres ne orkestren e pallatit te kultures, pas provave ne oren e pushimit, orkestrante e te tjere, ne nje nga kendet e pallatit ngroheshin ne  diell dhe nisnin nga loja “Kush e gjen?!”.

Ne krye te saj,apo me mire te themi organizator, ishte kengetari Xhelal Angoni qe fjalet e vjetra e te bukura te Gjirokastres i ka dhe sot ne maje te gjuhes, kur te tjere edhe mund t`i kene harruar.

Kjo loje me fjale te vjetra pritej me kenaqesi nga te gjithe. Xhelali zgjidhte nje fjale te vjeter qe fillonte fjala vjen me shkronjen K dhe pjesemarresit duhet te gjenin 10 fjale te tjera e midis tyre, ate qe ai kishte ne mendje.

Psh. thoshte nje fjale me K si kacidhjar dhe te tjeret vazhdonin: Kacipodhi,Kacan,kakash,kaliqe,kollopan, karfos, kliço,koketaklla,kolicire,kondoxhup.

Pas cdo fjale, Xhelali thoshte “ jo nuk e gjete” dhe, kur dikush gjente fjalen qe ai kishte ne mendje, jo pa gezim shprehej “Bravo, e gjete!”.Te gjithe qeshnin me lot dhe loja vazhdonte me fjale te tjera.

Kjo loje edukative dhe argetuese perseritej gati cdo dite.

Ne nje rast, sic kujton profesor Naxhiu, Xhelali kerkoi te gjenin 10 fjale te vjetra qe fillonin me shkronjen M po asnjeri nuk e gjeti ate qe ai kishte ne mendje. Per dite te tera fjalen qe kishte ne mendje e la ne loje por asnjeri nuk e gjeti. E tregoi vetem kur nisen shirat e vjeshtes dhe grupi i orkestranteve nderoi vend.

Nisur nga ky fakt shkronjen M po e hedhim ne loje dhe ju duhet te gjeni 10 fjale te vjetra nga fjalori i te folmes se Gjirokastres qe fillojne me shkronjen M.

Ne e dime cilen fjale Xhelali kishte ne mendje dhe kerkojme qe ju ta gjeni. Ai qe e gjen i pari fiton konkursin qe shoqerohet me dy libra dhurate nga gjirokastraonline: “ Kuzhina gjirokastrite” dhe “Gjirokastra udheton” te autorit Andon Lula.

Ju ftojme te merrni pjese, te provoni veten ne kete “beteje” me gjuhen e vjeter gjirokastritçe, sa e njihni dhe e perdorni ne te folmen tuaj te perditshme.

Nese do kete, fituesi do shpallet me date 11 tetor 2020!

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Ne foto djem te lagjes “Pazar i Vjeter” te qytetit te Gjirokastres

Miremengjes me Trahana Lunxheria , ju befte mire !