Koronavirusi/ Çfarë i tha Gjirokastriti i Parë Një të Riut nga Dunavati që i ka Akoma “Buzët me Qumësht”!

 

Sot ne mengjes, njeri nga te di gjirokastritet, i pari doli vetem ne pjace. Kishte nje pune ne lagjen “18 shtatori dhe, si mbaroi,  zuri vend afer stacionit te linjave qe nisen per Pazar, Cfake, Manalat, Dunavat, Palorto, Zinxhira dhe Virua.
– Xhaxha- iu drejua nje i ri ne moshe.- Mos di gje, ka urban per Dunavat?
– Sa di ti, di dhe une! Po mos e hap ate muhabet se urbanet kane marre “15 diteshin”, po hidhu, hidhju vendit!
– Çdo me thene kjo, hidhju vendit, se nuk te kuptoj!
– Pune e qosur kjo, po, kur te ze halli te ze,po mese do vec per vete?
– -Ja, do pres mos kalon ndonje shok me makine!
– -Aha , s`ke gje ne vije, po “ Ik me kembet e babait!”
Kete keshille djale i ri e mori per ironi, ndersa Gjirokastriti, sic e njohim tani, levizi nga vendi.
– Po ti mese do veç ne Dunavat?- e pyeti i riu per te shuar kureshtjen.
– Te thaçe nje here, po ti i ke akoma buzet  me qumesht, me ” kembet e babait do vete!”.

Gjirokastriti mori rrugen perpjete, per ne Dunavat, pa e fshehur merzitjen jo nga rruga qe do bente po per djalin e ri qe nuk dinte kuptimin e asaj shprehjeje aq te njohur jo vetem ne Gjirokaster dhe krahinat rrotull.