in

Kujtesë/ Intelektualët Koço Mosko dhe Qirjako Hila që nuk i shkëputën lidhjet me fshatin deri sa ikën nga kjo jetë

Disa nepunes me detyra te larta ne pushtetin lokal te sistemit te shkuar, me banim ne Gjirokaster por me origjine dhe shtepi te pare ne fshat, edhe pse me vite larguar nuk i shkeputen asnjehere lidhjet me vendlindjen, venin e vinin, me shume me kembe se me mjet.

Dy nga keta, Koço Mosko dhe Qirjako Hila, me detyra te rendesishme ne adninistraten arsimore,i pari inspektor i “rrepte” i arsimit ne shkalle rrethi qe Ministria e Arsimit e aktivizonte me kontrolle edhe ne rrethe te tjera.

Ndersa Qirjakua inspektor i arsimit ne Komitetin Ekzekutiv e drejtorine arsimore, me pas pedagog ne universitet dhe shume vite ne kabinetin pedagogjik te rrethit, te dy kishin nje gje te perbashket marredheniet e pa ndara me fshatin.

Ata cdo dite  pushimi, te shtune e te diel i kalonin ne fshat ku shkonin me kembe, zoti Koço ne Stegopul e Z. Qirjako po me kembe nga Ura e Subashit ne Terbuq.Ne fshat merreshin me punet qe ka fshati por dhe kontribonin ne zgjidhjen e problemeve te arsimit, kultures e ato shoqerore etj.

Ne kthim, duke ardhur per ne qytet, pas puneve ne fshat, do t`i shikoje edhe me ndonje traste ne krahe apo shporte me fruta te stines.Keshtu me vite po te henave pa gdhire mire dita arrinin ne vendet e punes pa shkuar ora 8. Keshtu vazhduan lidhjet e forta me fshatin edhe kur dolen ne pension e deri ne ikje nga kjo jete.

Shembullin e tyre me pas e kane ndjekur dhe intelektuale te tjere si pedagogu i universitetit Vasil Bakuli dhe ekonomisti Eduard Kallavaresi, te pandare nga vendlindja, i pari me Saraqinishten dhe i dyti me Stegopulin, dimer e vere ne kembe per aq vite sa ne fshatrat e tyre nuk shkonte makina.

Tani qe kushtet e transportit kane ndryshuar e kane edhe me te lehte .Kane rregulluar shtepite, kane mbjelle peme qe u marrin frutat, kane sistemuar kopshtet per perime e zarzavate. Profesor Bakuli tani ne pension, eshte i angazhuar cdo dite me mbarevajtjen e shtepise qe e ka kthyer ne bujtine, pret e percjelle turiste qe shijojne natyren, malin, pyllin, ushqimet bio, glikot e famshme te lunxhit.

E bukur dhe per zili pune e tyre dhe shembull per te tjere se jeten ne fshat e vleresojne kenaqesi, shendet e mireqenie, ashtu sikunder e donin dhe çmonin  mesuesit e shquar, te paharruarit Koço Mosko dhe Qirjako Hila.

What do you think?

Written by admin

Ja çfare ndodhi ne hotel Turizmi te Gjirokastres pas shfaqjes se drames “Sipas Ligjit”

Di gjirokastritet/” Po he mo ç`te thuash, dine keta ndonje shprehje per buken?